• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari sportiv: Duamena nuk vdiq, por e “vranë”, përgjegjësit janë në FSHF!

12/11/2023
Gazetari sportiv: Duamena nuk vdiq, por e “vranë”, përgjegjësit janë në FSHF!

Nga Adriatik Dosti

Raphael Dwamena nuk vdiq…por e vrane !
Shokuese , tronditese dhe e dhimbeshme sa s’thuhet ngjarja e sotme ne stadiumin e Rrogozhines ku gjate ndeshjes se Superliges se Shqiperise Egnatia – Partizani lojtari ganez i Egnatias ne te 25 ‘ peson nje kolaps te frikshem…rrezohet ne toke …me pas percillet urgjent me ambulance ne spitalin e Kavajes ku edhe nderron jete …

Ndeshjen po e ndiqja Live…ndaj dhe kuptohet tronditja qe pesova se pari nga ana njerezore e me pas edhe si gazetar sportiv i hershem e pjese e pa ndare e komunitetit futbollistik shqiptar prej me shume se 45 vjetesh…

Duke qene se edhe vete personalisht qe prej 2014 kam pasur probleme kardiake dhe jam operuar 2 here tashme di e njoh gati me detaje pothuajse gjithcka qe ka lidhje me Kardiollogjine …ndaj dhe duke e ditur qe me pare historine e Dwamenes me probleme te kesaj natyre ajo lloj renie e tij asisoj ne fushe e ai lloj kolapsi teper i frikshem me tremben jashte mase dhe veshtire te besoja per te qene i sinqerte me ju …se ai do te mund t’ja dilte kesaj radhe …

Ishte hera e trete qe i ndodhte po ne fushe e po duke luajtur edhe pse mjeket e kishin keshilluar e madje edhe urdheruar qe ai te nderpriste karieren futbollistike e te bente nje jete te qete e pa sforcime fizike …

Por pasioni per futbollin si dhe besimi tek Defribilatori i vendosur tashme ne zemren e tij 2 vjet me pare ne Austri e kishin bindur futbollistin e talentuar ganez se ai do t’ja dilte dhe do te vazhdonte te luante futboll…

Po cila eshte jeta, kariera dhe historia e tij me probleme te frikeshme kardiake…

Kush dhe si e pranoi tek Egnatia …duke i ditur fare mire tre -kater refuzimet per kontrate qe i ishin bere atij prej klubit anglez Brighton, prej klubit danez Vejle, prej ekipit spanjoll Real Saragoza e prej klubit austriak Blau Weiss Linz …duke ja bere te qarte gjithcka ne Dosjen e tij mjekesore…

Kush dhe si e lejoi aktivizimin e tij ne ligen profesioniste te futbollit shqiptar te njohur si Superliga…cfare pergjegjesie mbajne FSHF me kete rast e konkretisht Departamenti i garave e vecmas ai i Licensimit te futbollisteve …

Aq me teper qe ky ishte rasti i dyte identik qe ndodh ne futbollin shqiptar…kujtoj se vetem fati e zoti ja shpetuan jeten 2 vjet me pare lojtarit te Lacit – Kilian Nwambueze …ndersa kete radhe tragjedia ndodhi …dhe mori nje jete njerezore krejt te pa fajeshme…pikerisht ne ate vend qe quhet Shqiperi ku gjithmone behet nje sy qorr e nje vesh shurdh…ku jeta e njeriut vlen kaq pak e ku cmenduria per fitim e para kalon cdo cak njerezor…

Eshte plotesisht ne te drejten morale e njerezore e mbi te gjitha profesionale e ligjore qe me kete rast Fifa, Uefa, Cio [ kom..oli. nderk. ] Shoqata boterore e futbollisteve profesioniste por edhe vete Federata Ganeze e futbollit si dhe klubi austriak i futbollit qe dispononte kartonin e tij BWL …te nisin urgjentisht nje procedim penal ndaj Fshf, klubit Egnatia e presidentit te ketij klubi Demrozit…

Sepse per neglizhence te pa faleshme e kriminale moren jeten e nje njeriu e ne rastin konkret te nje futbollisti si Raphael Dwamena …

Kembengul …qe vec klubit Egnatia e Presidentit Demrozi fajtore jane edhe vete FSHF e sidomos departamentet e garave dhe ai i licensimit te futbollisteve te Superliges…

…Dwamena u lind ne 12 shtator te 1995 ne Nkaukau te Ganes…

Behet qe heret fale talentit te tij pjestar i ekipeve kombetare te moshave te vendit te tij… e mberrin deri tek kombetarja A e Ganes…e natyrisht qe te ardhmen e vet e kerkon ne futbollin profesionist europian …

Ne 2014 debuton ne ligen e pare te Austrise me skuadren Liefering…e me pas kalon tek Austria Lustenau…ku shquhet si goleshenues kostant…

Ne 2017 shkon ne Zvicer ku luan per Zyrih…dhe ne gusht te 97 eshte ne Angli ku pritet te firmose nje kontrate ne Premier League me Brighton…por ekaziminimet mjekesore per here te pare tregojne probleme serioze me zemren e tij ndaj dhe anglezet refuzojne nje kontrate me lojtarin ne fjale madje e keshillojne qe ti thote Stop futbollit…

Ne 2018 Dwamena shkon ne Spanje ku luan per Levante …e me pas eshte gati te firmose per Real Saragozen…por serisht problemet serioze shendetesore [ ceshtjet ne vazhdimesi kardiake ] e detyrojne klubin spanjoll ne fjale te mos firmose me futbollistin ganez.

Ne 2020 ne nje klinike speciale ne Vjene …Dwamena vendos nje Defribilator ne zenmren e tij duke shpresuar e besuar fort se pasketaj gjerat do te ecnin e shkonin mire e mbare per te…

Nje vit me pas luan per Vejle ne Danimarke …ku edhe ketu mjeket daneze kembengulin qe ai duhet te nderprese karieren futbollistike pasi jeta e tij eshte ne rrezik …

Rikthehet ne Austri…ku ne nje ndeshje kupe rrezohet ne toke e dergohet me urgjence ne spital …i njejti rrezim i pat ndodhur pak kohe me pare edhe ne Danimarke…dhe ne te dyja rastet fati e zoti kane qene me te…

Por jo kete radhe ne Rrogozhine ku ai kolaps e ai lloj rrezimi qene fatale per te e jeten e tij…

…Dhe si te mos mjaftonin te gjitha keto…Dwamena rikthehet ne Zvicer …e ne janar te 2023 tashme i refuzuar nga Anglia, Spanja. Austria e Danimarka e se fundi edhe nga vete Zvicra…firmos cuditerisht nje kontrate profesioniste me klubin shqiptar te Superliges Egnatia te Rrogozhines…

Ketu brenda vitit ra ne sy per lojen e tij te shkelqyer e mbi te gjitha per aftesite e tij te rralla shenuese duke u kthyer shpejt ne njeri prej futbollisteve me te mire te kampionatit shqiptar e njeri prej goleshenuesve me te mire te tij…teksa me Egnatian qe momentalisht kryeson Superligen shqiptare ai luante sezonin e tij te dyte…

Vdekja e tij tragjike ka shokuar mbare boten sportive e jo te tille aq sa pothuajse te gjitha agjensite prestigjoze te lajmeve e krejt media sportive boterore e vecmas ajo europiane e kane ngjarjen ne fjale si krye lajm te dites…

Vdiq apo e vrane…me plot gojen une do te votoja per kete te fundit…ndaj dikush duhet te pergjigjet penalisht per kete krim te kryer me gjakftohtesi e koshience te plote…

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi
Sport

U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

18/12/2025
Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

“Respekt për Egnatian”, trajneri i Partizanit: Ndeshjet i marrim me radhë, objektivat dihen

18/12/2025
U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi
Sport

U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

18/12/2025
Java e 17-të e Superiores luhet të premten & të shtunën, spikat klasikja
Sport

Java e 17-të e Superiores luhet të premten & të shtunën, spikat klasikja

18/12/2025
Dinamo pret Kombëtaren, përgatitjet për Elbasanin vazhdojnë me mungesa
Sport

Krahasimi i dy fazave, Dinamos i mungojnë pikët

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al