• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SYRIZA përçahet si PD-ja në Shqipëri, krizë te opozita greke

13/11/2023
SYRIZA përçahet si PD-ja në Shqipëri, krizë te opozita greke

Orë të vështira po kalon e majta greke. 45 anëtarë të lartë të saj të grupimit të ashtuquajtur “Οmbrella”, me një letër drejtuar Këshillit Qëndror të partisë në ditën e dytë të konferencës së tij , kanë deklaruar se largohen nga partia më e madhe opozitare e Greqisë.

Ky grupim kryesohet nga ish ministri i Financave, Efklidhis Tsakalotos, i cili do të deklarohet nesër bashkë me një anëtare tjetër të tij, si deputetë të pavarur, duke e zvogëluar edhe më shumë grupin parlamentar të Syrizës.

Grindjet dhe polemikat në gjirin e Syrizës kanë mbizotëruar menjëherë pas humbjes së turpshme në zgjedhjet e dyfishta parlamentare në majin dhe qershorin e kaluar, si dhe pas dorëheqjes së liderit të saj Aleksis Tsipras.

Por hendeku midis grupimeve të ndryshme të aleancës së Radikalëve të Majtë është thelluar sidomos pas zgjedhjes së liderit të ri të saj, homogjenit greko-amerikan Stefanos Kasselakis, një person thuajse i panjohur për politikën dhe vetë partinë në fjalë.

Kahu i kandidatëve të humbur ka filluar prej asaj dite të shprehë pakënaqësi duke shenjtëruar bazat ideologjike të liderit të ri , të cilat sipas tyre nuk përputhen me parimet e së Majtës.

Pas largimit të grupit të parë të madh, pritet në orët në vazhdim të largohen nga Syriza edhe të paktën një grupim tjetër, i kryesuar nga ish ministrja e Punësimit dhe kandidate për kreun e partisë, Efi Ahtsioglou.

Kjo do të sillte një numër tjetër deputetësh të Syrizës të deklarohen të pavarur ,me pasojë që kjo parti të mos jetë më forca e parë opozitare në parlamentin grek, duke i lënë vendin socialistëve të Pasokut.

Gjithsesi të përfituar nga gjithë kjo katrahurë që po vazhdon prej disa muajsh tek e Majta greke, dalin kosnservatorët që tashmë luajnë në fushë pa asnjë kundërshtar të fuqishëm.

Related Posts

Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Konfiskohen 3 pasuri në Gjirokastër, dyshohet se janë vënë me burim kriminal

23/04/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

I gjejnë në makinë armë të ftohta, arrestohet 57-vjeçari në Tepelenë

23/04/2026
Braçe e ka ndarë mendjen tu “nxijë jetën” ministrave të PS
Lajme

Braçe e ka ndarë mendjen tu “nxijë jetën” ministrave të PS

23/04/2026
Kumbaro: Provimi i shtetit detyrim që prej vitit 2012, asnjë mësues nuk po hiqet nga puna
Lajme

Kumbaro: Provimi i shtetit detyrim që prej vitit 2012, asnjë mësues nuk po hiqet nga puna

23/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

“Furtunë” në Policinë e Shtetit, ndryshime në drejtuesit e disa qarqeve

23/04/2026
Shuhet akademiku Rexhep Qosja
Kryesore

Shuhet akademiku Rexhep Qosja

23/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lamtumirë akademik i madh: ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Rexhep Qosja

Lamtumirë akademik i madh: ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare Rexhep Qosja

23/04/2026
Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/ Presidenti i Federatës Shqiptare, Skënder Anxhaku: Platformë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/ Presidenti i Federatës Shqiptare, Skënder Anxhaku: Platformë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë

23/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al