• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pikturoi Ramën në palestrën e shkollës, reagon Tërmet Peçi: U frymezova nga 25 qershori

30/09/2017
Pikturoi Ramën në palestrën e shkollës, reagon Tërmet Peçi: U frymezova nga 25 qershori

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi u është përgjigjur akuzave të disa portaleve rreth pranisë së fotos së Edi Ramës si basketbollist në palestrën e qytetit.

Në sqarimin e tij peçi thotë se palestra po dekorohet me foto sportistësh të shquar që kanë një lidhje me Tepelenën, Agim Fagu, Lefter Shkëmbi, Shpëtim Mellara , Strakosha, Igli Tare, Muhedin Targa, etj.

Me një stil ironik Tërmeti shkruan:

“Unë, Tërmeti i fitores “publiçitare” dhe punës revolucionare, siç duket nuk mund të ndahem dot nga disa njerëz e portale për së largu, të cilet, paskan vendosur që më shumë se të merren me çështje thelbësisht të rëndësishme për shoqërinë,  merren me mbushjen e boshllëkut të kafeneve e derexheve të atyre që skanë e s’dinë si t’i zënë orët me punë.

Ne po i ndërtojmë Tepelenës në këto ditë një nga qëndrat sportive multifunksionale që ndoshta rajoni i ka ëndërruar dhe kjo megjithëse nuk ua zuri syrin këtyre “të ngopurve me punë”, sigurisht që duhej një pikturë murale që t’i frymëzonte për të ngjallur kreativitetin deri ne dëlir, duke thënë se një kryeministër ish-basketbollist, paska zënë vendin në një kënd sportiv të lojrave më dorë.

Ju, skeptikët e informacionit pa moral e pa kurrkund formimi që i keni rënë në qafë profesionit, duhet të dini ose pyesni nëse s’dini, se aty nuk qëndron një kryeministër me gravatë por rend e rreth janë disa nga njerëzit që i kanë dhënë mjaft vlerë sportit shqiptar në fund të viteve 70 – 80-të, duke e përfaqësuar atë në arenën europiane. Kushtrim Zaçe, nëse e shohim me këndin tuaj, është një demokrat me shumë vlerë dhe kontribut në sport si një Tepelenas. Më tej Agim Fagu, Lefter Shkëmbi, Shpëtim Mellara apo mandej Strakosha, Igli Tare, Muhedin Targa e shumë e shumë të tjerë po aq të rëndësishëm e me vlerë sa emrat që përmendëm, janë frymëzim i një brezi me talent që preku Europën. Pse jo të mos jenë ikonat të fëmijëve në qytetin tonë,të jenë motivi për të qënë apo bërë dikush, të rriten me sportin, ta duan, ta vlerësojnë, të bëhen ata shembulli i gjurmëve të historisë në sportin Shqipëtar ?

Këta njërëz nuk i shqetësoi mjerimi i ekzistencës së asaj gërmadhe që flinte në mes të qytetit me dekada, por as nuk i frymëzoi ky projekt kaq dimensional që do të jetë “mjeku” më i mirë në shëndetin fizik të fëmijëve që rriten në këtë Tepelenë. Kryeministri ju që se dini ka qënë ai që inicioi me atë vullnet dhe shpirt sportisti, që ai projekt të realizohej për këta fëmijë sepse do të gjente financim, që ky brez që rritet të njohi standartin dhe qytetarinë dhe jo baltën e harresën. Mos kjo duhet të më bëjë të skuqem prej turpit ?!

Nëse ky imazh do ishte shqetësim për fëmijët apo vet qytetarët e mi, atëherë sesi e zgjidh unë si kryetar, te ashtuquajturin “problem”, ajo është krejtësisht çështje e imja si i zgjedhuri me votë nga po Ata. Jam i sigurt se ai imazh aq sportiv me topin e basketbollit në dorë është rezultati frymëzues i votëbesimit që ky qytet i fali më 25 qershor jo vetëm në Tepelenë, po mbarë vendin.

Tepelena di se çbën me njerëzit e saj, sepse mjaft mirë dihet prezenca e këtyre figurave që janë me emër të madh në art, sport, kulturë, akademi, shkencë, inxhinieri, mjekësi e çfardo  fushe tjetër të jetës. Ne jemi po aq krenarë që i mbajmë në gjardanin e vlerave të çmuara të kulturës dhe traditës tonë.

Bëjini pyetjen vetes sesa i peshoni këtij vendi dhe çfarë bëni për ta parë më mirë, përpara se të bëheni sehirxhinj dhe mediokër ndaj atyre që me punë, mund dhe djersë e duan këtë vend të vogël në Europën e madhe…”

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba ndahet live në prime nga i dashuri: Ai nuk meriton as një takim

Alba ndahet live në prime nga i dashuri: Ai nuk meriton as një takim

19/12/2025
James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al