Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Vlorë, në lagjen “Partizani”, ku një person që ka qenë duke punuar ka rënë nga lartësia.
Bëhet me dije se shtetasi I. Gj, 57 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se duke montuar një pajisje në një subjekt privat, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 57-vjeçari po transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
“Rreth orës 13:40, në lagjen “Partizani”, shtetasi I. Gj, 57 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se duke montuar një pajisje në një subjekt privat, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 57-vjeçari po transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia në lidhje me ngjarjen.









