• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deklarata tronditëse e gazetares: Vëllai dhe e shoqja e panë vdekjen e Dwamena-s live, ishte si një vetëflijim

14/11/2023
Deklarata tronditëse e gazetares: Vëllai dhe e shoqja e panë vdekjen e Dwamena-s live, ishte si një vetëflijim

“Top Story” ka trajtuar mbrëmjen e kësaj të hëne rastin e Rafael Dwamena, futbollisti ganez që dha frymën e fundit në fushën e blertë të Rrogozhinës pak ditë më parë.

Mediat kanë zbuluar detaje të dhimbshme të jetës së tij. Fëmija i ardhur në jetë pa dëshirën e prindërve, si një aksident i dy të rinjve që nuk u kurorëzuan në martesë, u braktis për tu rritur më pas nga gjyshja me dashurinë për shkollën dhe besimin në Zot.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka zbardhur detaje tragjike nga momenti tragjik, kur tha se vdekjen e futbollistit ganez në minutën e 24 të ndeshjes, e panë live i vëllai dhe e shoqja e tij.

Bezat: Momenti kur ka ndodhur ngjarja, Dwamena kishte pasur në stadium bashkëshorten dhe vëllain e tij që kishin ardhur për të parë ndeshjen dhe kjo do të ishte edhe ndeshja e tij e fundit sepse në minutën e 24 ndodhi fatkeqësia.

Duma: Ishte i martuar?

Bezat: Po. Ishte i martuar me një shtetase të huaj e cila herë pas here e ndante jetën mes Shqipërisë dhe vendit të saj. Nuk jetonte këtu me të, por e vizitonte shpesh. Familjarët nuk kanë pasur asnjëlloj pretendimi për humbjen e jetës së tij dhe ishin të ndërgjegjshëm se ishte një vetëflijim i tij. Megjithatë, siç është protokolli në raste fataliteti, Policia e Durrësit së bashku me Prokurorinë kanë çelur një hetim të cilin e kanë nisur që në momentin e parë, me autoambulancën që ishte në stadium në ato momente. Janë bërë verifikimet, ku sipas procesverbalit të mbajtur nga oficerët e Policisë gjyqësore, ka rezultuar se autoambulanca ka qenë e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme.

Është ndjekur protokolli në spitalin e Kavajës ku ai shkojë për ndihmë dhe përgjigja deri në këto momente është se i është dhënë ndihma e nevojshme në kohë, por kjo nuk ka mjaftuar për t’i shpëtuar atij jetën.

Hetimi është thelluar edhe më tej duke sekuestruar të gjitha dokumentacionet që futbollisti ganez ka pasur në federatën tonë të futbollit, që nga EKG-të e zemrës, gjithë kartela e tij mjekësore dhe kartela që ka pasur në ekipin e tij të Egnatias. Nga pyetja e mjekëve kardiolog dhe fizioterapistë ka rezultuar se të gjitha analizat kanë qenë në normë si në momentin kur ai është federuar në Shqipëri dhe në momentin kur ka qenë sezoni i parë, sepse aktualisht ishte sezoni i dytë që Dwamena luante për Superioren. Në nisje të dy sezoneve gjendja e tij ka qenë optimale.

Ajo çka mbetet e trishtë për rastin e Rafael Dwamena, është se i riu zgjodhi të jepte jetën në të vetmin profesion që kishte dashur ndonjëherë të bënte. Megjithëse iu ndalua futbolli për shumë kohë, sepse gjyshja e tij i kishte zgjedhur profesion tjetër, atë të mjekut, Dwamena shpesh dilte fshehurazi saj për të luajtur futboll rrugicave të një fshati të vogël në Ganë derisa ja arriti ditës kur do të pikaste si talent në moshën 14-vjeçare.

Ai nuk i harroi kurrë këpucët e tij të para “Diadora” të verdha që ia bleu xhaxhai, i cili kish luftuar fort me gjyshen e Rafaelit për ta lënë të shkojë në rrugën e dëshiruar si futbollist. Ia nisi në akademinë lokale të Red Bullit për të ecur me shpejtësi e për tu bërë pjesë e kampionateve më të rëndësishme si në Spanjë Britani, Zvicër etj. Nuk do të ishte e lehtë edhe kur ai u shqua si një sulmues i spikatur pasi një problem me zemrën do të ndalte karrierën e tij të menduar si e shkëlqyer. Shumica e klubeve evropiane nuk lejuan më të vazhdojë lojën dhe ai erdhi në Shqipëri tek Egnatia ku dha shpirt. Ai e dinte se rruga nuk do të ishte e gjatë, e megjithatë vendosi të vrapojë deri në fund, i vetëdijshëm se mund të vinte fundi në çdo çast, si një vetëflijim.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025
Këngëtarja e njohur shqiptare përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

Këngëtarja e njohur shqiptare përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al