• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ramadani: Bregu, Abazaj dhe Lamçja janë më të shpejtët e kampionatit, pikë e vlefshme në Vlorë

30/09/2017
Ramadani: Bregu, Abazaj dhe Lamçja janë më të shpejtët e kampionatit, pikë e vlefshme në Vlorë

Mesfushori i Flamurtarit, Behar Ramadani, i cilëson lojtarët Bregu, Abazaj dhe Lamçja si më të shpejtët e kampionatit dhe thotë se është shumë e vështirë të vraposh pas tyre. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai u shpreh se pika e marrë në Vlorë është shumë e vlefshme pasi kampionati është shumë i vështirë. 

Për lojën më të mirë në pjesën e parë

“Ne pjesën e parë e vërtetë që dhamë më tepër. E morëm jo vetëm mesfushën, por e rrezikuam shumë Flamurtarin dhe nuk u ndjemë në rrezik në asnjë moment. Ekipi qarkulloi shumë topin dhe dubluam njeri-tjetrin, bëmë presion te kundërshtari. Në pjesën e dytë lëshuam pak nga lodhja, por morëm një pikë shumë të vlefshme. Këtu në Vlorë ka presion, por të lejojnë të luash futboll.”

Për objektivin krahasuar me vitin e kaluar

“Synimi jonë është që të vazhdojmë ecurinë e vjetshme, të japim më të mirën tonë dhe të shohim çdo arrijmë. Na ikën disa lojtarë me peshë nga viti i kaluar, sidomos në luftën në ajër, ishin lojtarët bazë dhe tani kemi pak vështirësi me lojën në ajër, por erdhën ca të tjerë. Kemi më shumë eksperiencë se vjet kur nuk na njihte njeri.

Të gjithë minimumi kanë bërë nga 20-25 ndeshje ndaj tani ndikon pak eksperienca. Besoj që ky është kampionat shumë i çuditshëm dhe kështu do vazhdojë. S’ka më fushë kundërshtare, fusha jote. Do jetë kampionat shumë i vështirë, e kam thënë gjithnjë.”

Viti i kaluar, merita edhe të lojtarëve, jo vetëm të Milinkoviç

“E vërtetë që e kemi nisur shumica e lojtarëve që ishim. Mbi 60% ishim ne që e sollëm Luftëtarin në Superiore. Kemi afruar dhe disa lojtarë të rinj shumë të mirë, por kurrsesi s’mund ta hedhim poshtë punën e Milinkoviçit. Ai ishte shumë profesionist, dinte ç’ti merrte ekipit. Por edhe tani, po mos ketë lojtarë, jo Milinkoviç të jetë po kushdo vështirë të kesh rezultate. Ai me punën e tij dhe aftësitë tona bëri atë që bëri. Brumi është prapë sivjet dhe mendoj se do ecim prapë.”

Vështirësia për të vrapuar pas Bregut, Abazajt dhe Lamçjas

“Është e vështirë. Jo vetëm unë dhe Beqiri, por ka edhe lojtarë të tjerë që mbajnë peshë. Ai është me më shumë eksperiencë. Sa i përket vrapit pas Bregut, Abazajt dhe Lamçjas, është e vështirë jo vetëm se janë mirë në fazën ofensive, por se janë shumë të shpejtë, më të shpejtët e kampionatit. Ata na ndihmojnë edhe në mbrojtje, kam parë sot 4-5 momente që Bregu ka ardhur deri në fundore, edhe Abazaj në krahun tjetër, Lamçja na ndihmoi shumë në mesfushë.”

Related Posts

E gjithë Shqipëria me sytë nga ai, konfirmohet rikthimi i bujshëm te Kombëtarja
Sport

Nuk e shqetëson vetëm dëmtimi, Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi

08/04/2026
Ish-mesfushori i njohur thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur
Sport

Ish-mesfushori i njohur thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur

08/04/2026
Europa League, trajneri i Bolognas para Aston Villas: Jemi gati
Sport

Europa League, trajneri i Bolognas para Aston Villas: Jemi gati

08/04/2026
Kryendeshja e javës premton spektakël, Partizani sfidon Vllazninë në “Arenën e Demave”
Sport

Partizani vendos në rrezik sezonin, të kuqtë po kalojnë një formë edhe më të keqe se me… Milinkoviç

08/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Trajneri Grima: Uellsi, kundërshtar i vështirë. Synojmë një përfaqësim sa më dinjitoz

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E gjithë Shqipëria me sytë nga ai, konfirmohet rikthimi i bujshëm te Kombëtarja

Nuk e shqetëson vetëm dëmtimi, Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi

08/04/2026
“Pse nuk ke fëmijë?”/ Elvis Pupa flet hapur për herë të parë

“Pse nuk ke fëmijë?”/ Elvis Pupa flet hapur për herë të parë

08/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al