• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha: Rama është e keqja më e madhe pas Enver Hoxhës

18/11/2023
Zëdhënësja e Bashës e krahason Sali Berishën me Hamasin

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka renditur të gjitha shkeljet ligjore të Kryeministrit Edi Rama dhe të familjes së tij për të përfituar financiarisht nga pushteti, për t’u pasuruar.

“Nuk pranon të hetohet Edi Rama për sarajet e tij, të cilat janë ndërtuar në një tokë që ai pretendon se e ka blerë me 1.5 dollarë, në një kohë kur toka kushtonte minimumi 20 dollarë në atë zonë, – iu tha Berisha sot, qytetarëve, gjatë bashkëbisedimit Live me ta në Facebook dhe Instagram.

“Por ky është vetëm një aspekt, – nënvizoi lideri i opozitës. – Aspekti tjetër antiligjor i hapur është se ajo tokë nuk mund të blihej për qëllimet që e ka blerë Edi Rama. Pra, ka shkelur ligjet.

Edi Rama nuk mund të pranojë të hetohet për sarajet e tij, 57 metra të gjatë themelet, të cilat ai i ndërtoi kur kishte të deklaruar në ILDKP, gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë të reja.

Edi Rama nuk pranon të hetohet sepse nuk ekziston asnjë burim transparent me se u ndërtuan sarajet. E shoqja deklaroi se është ndërtuar me paratë e ‘Kurbanit’, ndërkohë që për ‘Kurbanin’ nuk ekzistonin fatura tatimore, fatura bankare, fatura ndërtimore.

Më vonë, Edi Rama deklaroi se ka punuar në emigracion. Shumë mirë, po si i solle ato para nga emigracioni? Me cilën bankë i solle? Sa ishin ato para? Cili ishte burimi i tyre?

Je akuzuar se ke shitur ikona të vjedhura. Jo nga unë, por nga Fatos Nano.

Je akuzuar se je burgosur në Francë. Jo nga unë, por nga koleksionisti Gjergji Thimio dhe nuk e ke kundërshtuar kurrë.

A nuk duhet të dinë qytetarët për të gjitha këto?

A nuk duhet të dinë qytetarët se si u ndërtua pallati 5-katësh në sheshin e pallateve nga Linda Rama dhe familja e saj? Për të cilin nuk ekziston asnjë faturë.

Linda Rama deklaron se është ndërtuar me para gjaku. Po pare gjaku do të thotë para krimi. Nuk e di, unë nuk kam asnjë të dhënë që familjarët e saj janë të implikuar në krime.

Po ajo që duan të dinë shqiptarët është se si u ndërtua pallati.

Dhe sapo Zana Xhuka, ish-kryetarja e ILDKP, ndërmori në përputhje me ligjin, procesin e hetimit të këtyre aferave, Edi Rama e shkarkoi nga detyra në mënyrë antikushtetuese.

Ai e shkarkoi Zana Xhukën, por ama OSBE në raportin e saj deklaroi se Edi Rama ka të fshehura në bankat offshore 200 milionë euro. Dhe kjo deklaratë i përket vitit 2014. Ai kurrë nuk e mohoi këtë.

Po nëse ne nuk përqendrohemi tek Edi Rama, këtu ligj e Kushtetutë nuk ka më.

Edi Rama sot është e keqja më e madhe pas Enver Hoxhës.

Ne duam të votojmë, Edi Rama nxjerr Bajrët, nxjerr bandat dhe nuk le të votojnë. Edi Rama ka krijuar mekanizmin me të cilin krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Ne duam të votojmë dhe Edi Rama shpërndan 683 mijë zarfa për pensionistët, të gjitha të ndaluara me ligj.

Ne duam të votojmë, Edi Rama nuk na lejon të regjistrojmë emrin e partisë në fletën e votimit.

Ne duam të votojmë, Edi Rama ka prerë çdo fond dhe kandidatët garuan pa asnjë qindarkë nga fondet publike.

Pra, ne vota nuk na ka vlerë më. Të drejtat kushtetuese nuk kanë më vlerë. Kur u mohohen deputetëve, imagjino se çfarë ndodh me ju.”

Related Posts

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon
Kryesore

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon

25/06/2026
Kryesore

Në ditën e 25-të të protestës, reagon Presidenti: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

25/06/2026
“Kam klientë biznesmenë, burra të martuar…” – Flet eskorta e luksit që punon në Tiranë: E bëj me dëshirë, janë të sjellshëm dhe xhentilë…
Kryesore

“Kam klientë biznesmenë, burra të martuar…” – Flet eskorta e luksit që punon në Tiranë: E bëj me dëshirë, janë të sjellshëm dhe xhentilë…

25/06/2026
Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!
Kryesore

Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

23/06/2026
Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE
Kryesore

Elisa Spiropali ka një poezi për ata që e sulmojnë: Lexojeni kur t’ju merren mënd…

23/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

Rama për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

23/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

26/06/2026
Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

26/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al