• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria vendi i 9 në botë, me çmimin më të lartë të naftës

23/11/2023
Qeveria shtyn edhe me një vit koncensionin që rrit me 10 lekë çmimin e naftës

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i gjashti në Europë dhe i nënti në botë për çmimin më të lartë të naftës. Të dhënat nga platforma ‘Global Petrol Prices’ një litër naftë në vend kushton gati 2.1 dollarë. Hong Kongu është shteti ku nafta kushton më shumë, gati 3 dollarë për litër, ndërsa Venezuela më e lira me 4 cent për litër.

‘Shumë shtrenjtë në raport me rrogat që marrim. Në Maqedoni dhe Kosovë nafta kushton gati 1 euro. 1 mijë e 80 lekë’, tregojnë qytetari.

Në fillim të vitit një litër naftë në vend shitej mesatarisht për 204 lekë, për të rënë në 179 lekë për litër në maj. Aktualisht në pikat e karburanteve, lënda djegëse tregtohet për rreth 198 lekë për litër.

‘I bëjmë rritje kryeministrit të hapi rafineritë që të ulet çmimi. Janë çmimet më të larat në vitet e fundit’, tregon një tjetër.

Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria. Të dhënat nga bursa Platts tregojnë se çmimi naftës ka rënë në 836 dollarë për ton nga 883 dollarë muajin e shkuar.

Duke qenë se lënda blihet në dollarë, ndryshimi i kursit të këmbimit është faktor i rëndësishëm për përcaktimin e çmimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, në fillim të muajit një dollar këmbehet me gati 100 lekë, ndërsa aktualisht me 94.82 lekë. Po pse nuk ulet çmimi i naftës në vend?

‘Duke qene se kërkesa për produktet vijon të rritet, kjo rrjedhimisht sjell çmime të larta nga pikat e karburanteve’, tha Mikela Qafa, ekspert për ekonominë.

Këto argumente konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare.

Shqipëria ka importuar këtë vit më shumë karburant se kurrë më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se në harkun e muajve janar-tetor u blenë nga jashtë 512 mijë e 352 tonë karburant. në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, importet janë zgjeruar me gati 50 mijë tonë apo 10.8 për qind. /A2

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

21/12/2025
Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al