Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar me qëllim kryerjen e verifikimeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









