• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shorti i “UEFA Regions Cup”, Shqipëria njeh rivalët e Grupit A

07/12/2023
Shorti i “UEFA Regions Cup”, Shqipëria njeh rivalët e Grupit A

Është hedhur këtë të enjte shorti i kompeticionit të “UEFA-s Regions’ Cup” 2024-25 për futbollin amator, duke u përcaktuar grupet për raundin para-eliminator dhe të ndërmjetëm, ku merr pjesë për herë të parë edhe Shqipëria.

Kombëtarja shqiptare do të jetë pjesë e grupit A të raundit para-eliminator, së bashku me Armeninë e Estoninë. Të tria ekipet kanë rënë dakord që ndeshjet e këtij grupi të zhvillohen në Shqipëri nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nëse arrin të kalojë këtë raund, Shqipëria është shortuar në Grupin 5 të raundit të ndërmjetëm, ku do të ketë përballë Çekinë, Bosnje Hercegovinën dhe Skocinë.

Ndeshja e parë pritet të luhet më 20 maj, teksa të gjitha ndeshjet e raundit para-eliminator duhet të luhen deri më 31 korrik 2024. Kalendari do të përcaktohet menjëherë nga UEFA.

Të gjitha ndeshjet e raundit të ndërmjetëm duhet të luhen përpara datës 6 dhjetor 2024. Tetë fituesit e grupeve të raundit të ndërmjetëm do të kualifikohen për në finale. Që do të zhvillohen, në parim, në dy javët e para të qershorit ose korrikut 2025.

Në këtë kompeticion marrin pjesë 36 ekipe kombëtare, ku 30 prej tyre do të nisin garën në raundin e ndërmjetëm, ndërsa 6 të tjerat ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të marrin pjesë në raundin para-eliminator.

Për të plotësuar dy vendet e mbetura të raundit të ndërmjetëm; ekipi që siguron vendin e parë në grupin A dhe ekipi që renditet i pari në grupin B.

Në raundin e ndërmjetëm do të marrin pjesë 32 skuadra (30 që hyjnë direkt në këtë raund dhe dy fituesit e raundit para-eliminator) që do të ndahen në katër vazo me nga tetë skuadra.

Bazuar në koeficientët e tyre. Ekipet do të ndahen në tetë grupe me nga katër, secili me një ekip nga çdo vazo.

Futbolli amator është zhvilluar shumë vitet e fundit përmes kompeticioneve të ndryshme të organizuara nga FSHF, si Sunday League apo kampionati i futbollit 5×5. Për këtë arsye, FSHF vendosi të krijojë një ekip kombëtar dhe të marrë pjesë në turneun e organizuar nga UEFA./ supersport

Related Posts

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)
Sport

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
Nga Lewa, Vlahovic e Maignan, sa shumë yje dalin “falas” në treg

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman
Sport

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme
Sport

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë
Sport

AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati rikthehet pas tre javësh ndalesë, rinis me përballje direkte dhe një stadium “të ri”

24/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al