• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

OMONIA: Rama tani është lakuriq, po shantazhon BE-në. As nga aleati i tij Erdogan nuk po merr mësime

11/12/2023

DEKLARATE E OMONIA-s

Maskat ranë dhe as pretekstet nuk qëndrojnë përsa i përket qëllimeve reale dhe synimeve të Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama në çështjen e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës z. Fredi Beleri, marrdhëniet e vendit me Greqinë dhe në fund të fundit perspektivën e politikave të zgjerimit të BE në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Si në intervistën e tij televizive të fundit dhe kryesisht me fjalimin zyrtar në Kongresin e Partisë Socialiste qeverisëse të cilën kryeson, bindi akoma dhe më dyshuesit se nga njëra anë me mentalitetin e politikanëve më autokratikë kontrollon çdo qelizë të jetës publike, shkel rregullat e funksionimit normal të shtetit demokratik dhe për më tepër tenton të shantazhojë edhe vendime të Bashkimit Evropian. Është lakuriq tanimë në sytë e opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë. As nga shembulli i aleatit të tij Presidentit Turk nuk arrin të marr mësim.
Rasti i të burgosurit në mënyrë abuzive Kryetarit të Bashkisë së Himarës shërben si letër lakmusi për gjendjen më të përgjithshme që mbizotëron në vend dhe është larg sa Perëndimi nga Lindja nga parakushtet e sanksionuara përmes Kartës së Kopenhagës për vendet aspirante për integrim në BE.

Kryeministri i Shqipërisë “e bëri të qartë” se:

– Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës z. Fredi Beleri nuk do të betohet kurrë. Duke u paraprirë dhe diktuar vendimeve eventuale të drejtësisë për të cilën mburret se është e pavarur dhe se respekton verdiktet e saj!
– Greqia nuk ka të drejtë dhe nuk legjitimohet të interesohet për çështjen dhe më në përgjithësi për gjendjen e nivelit të demokracisë në Shqipëri akoma edhe në fushën që cek mbrojtjen e Minoritetit Etnik Grek. Ndonse kjo përbën detyrim të Shqipërisë si për nga kuadri i saj ligjor në fuqi, nga konventat ndërkombëtare që ka adoptuar dhe praktikat respektive të Bashkimit Evropian.
– interesi kombëtar i vendit të tij jo detyrimisht konvergon me politikat e integrimit dhe kërkesat që presupozon politika përfshirëse!!!

Në një vend ku:

– Projekt Buxheti miratohet në procedurë 8 minutash duke shkelur të drejtën e debatit dhe diskutimit si akt kulmor legjislativ
– opozita privohet akoma dhe nga e drejta elementare sanksionuar nga Kushtetuta për të propozuar ngritjen e komisioneve hetimore për çështje që lidhen me administrimin e resurseve publike
– Kryetar i zgjedhur Bashkie nuk ka mundësi të marr detyrën sepse nga njëra anë nuk i përket kampit të Kryeministrit dhe nga ana tjetër për shkak të përkatësisë së tij nacionale
– popullsia e vendit është përgjysmuar meqënse qytetarët e tij e braktisin në mënyrë masive dhe familjarisht
– të drejtat bazë dhe në veçanti ajo e pronësisë vihen në dyshim dhe aplikohen sipas vullneteve dhe interesave të grupit që zotëron pushtetin sjelljet dhe deklarimet e Kryeministrit janë domëthënëse mbi gjendjen dëshpëruese ku kanë arritur zhvillimet. Për më tepër ngushtohet hapësira shpresës për ndërhyrje përmirësimi.

Vetë ai deklaron se përsa i përket transplantimit të detyrueshëm të praktikës legjislative të BE nuk interesohet për asimilimin e saj thelbësor por thjeshtë adoptimi mekanik. Do të aplikoj Inteligjencën Artificiale për përkthimin e dosjeve voluminoze duke kursyer edhe fonde madje!!! Për më tepër garanton veten dhe pasuesit se më 13 Dhjetor duke u kthyer me vendim negativ nga Brukseli do të vijoj të qeveris bunkerin e tij!

Duke denoncuar këtë realitet tragjik ftojmë edhe një herë tjetër nga njëra anë klasën politike të vendit të ndërmarr dhe kryej përpjekjen maksimale për të vënë në kontroll autokracinë e rrezikshme të Qeverisë që vë në pikëpyetje perspektivën unikalisht të dobishme Europianizuse të vendit dhe nga ana tjetër autoritetet e BE që të fokusohen më esencialisht në problemet reale të Shqipërisë dhe të kontribuojnë në rivendosjen e demokracisë funskionale dhe të shtetit të së drejtës në vend para nisjes së procedurave të negociatave për miratim të kapitujve të integrimit.

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tragjedia në Spanjë, shtyhen menjëherë të gjitha ndeshjet pas aksidentit hekurudhor – Balkanweb.com – News24

Tragjedia në Spanjë, shtyhen menjëherë të gjitha ndeshjet pas aksidentit hekurudhor

28/10/2026
Tragjedia në Spanjë, shtyhen menjëherë të gjitha ndeshjet pas aksidentit hekurudhor – Balkanweb.com – News24

Tragjedia në Spanjë, shtyhen menjëherë të gjitha ndeshjet pas aksidentit hekurudhor – Balkanweb.com – News24

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al