• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

El Pais: Mira Murati, një nga gratë më me ndikim në botë në vitin 2023

14/12/2023
El Pais: Mira Murati, një nga gratë më me ndikim në botë në vitin 2023

Shumë pak gra kanë aq pushtet sa ajo ka në zyrat e kompanive të mëdha të teknologjisë, një hapësirë ku burrat janë me tepricë.

Kështu shkruan prestigjiozja “El Pais”, në një artikull kushtuar shqiptares nga Vlora Mira Murati, e cila ka qenë një nga aktoret kryesore të tërmetit të quajtur OpenAI.

Kjo e fundit një kompani, e cila një vit më parë nuk njihej nga askush, por sot po vendos ritmin në industrinë e inteligjencës artificiale (AI).

Shefja e teknologjisë së kompanisë, Murati ka mbikëqyrur ekipin që ka zhvilluar robotin e njohur bisedues ChatGPT, aplikacionin më të suksesshëm në histori dhe gjeneratorin e imazheve Dall-E.

Emri i saj ishte i pari që u konsiderua për të zëvendësuar CEO Sam Altman kur bordi i drejtorëve të kompanisë e rrëzoi atë tre javë më parë (ai u rivendos pesë ditë më vonë).

Ky rekord dhe pozicioni i saj si ekzekutive në OpenAI – një nga kompanitë më të rëndësishme të momentit – e ka vendosur atë në listën e Financial Times të grave më me ndikim të vitit.

Në listë përfshihet gjithashtu futbollistja spanjolle Jenni Hermoso, këngëtarja Beyoncé, aktorja Margot Robbie, CEO e General Motors Mary Barra dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula vor den Leyen.

Murati ishte një nga katër personat që themeluan OpenAI.

Përveç saj dhe Altman-it, grupi përfshin Ilya Sutskever, shkencëtarin kryesor, i cili ra nga froni për mbështetjen e shkarkimit të Altman-it, dhe Greg Brockman, president i kompanisë.

Murati i qëndroi besnike mikut të saj kur u pushua nga puna: pavarësisht se u zgjodh si CEO e përkohshme, ajo iu bashkua letrës së nënshkruar nga 95% e stafit të kompanisë që kërkonte rivendosjen e Altman si kreu i OpenAI, duke kërcënuar në të kundërt se do të pranonte ofertën e Microsoft për t’i punësuar të gjithë.

CEO me origjinë shqiptare ka një diplomë në Inxhinieri Mekanike nga Kolegji Dartmouth, universiteti amerikan ku lindi disiplina e AI.

Para se të vinte në OpenAI, ajo ishte një analiste në Goldman Sachs, një inxhiniere në kompaninë franceze të hapësirës ajrore “Zodiac Aerospace”, një menaxhere produkti në Tesla, ku mbikëqyrte Model X dhe zëvendëspresidente e produktit në Leap Motion, një kompani e realitetit virtual.

Në vitin 2018, ajo bëri hapin drejt OpenAI sepse njohuritë e saj e bënë të mendonte se AI e përgjithshme, lloji që arrin ose tejkalon aftësitë njerëzore, ishte afër të bëhej realitet.

Ajo donte të ishte pjesë e zhvillimit të saj, tha Murati në një intervistë të publikuar nga Wired, dhe ndjeu se vendi më i mirë për të ishte OpenAI.

Përveç drejtimit të ekipit të zhvilluesve, Murati gjithashtu luajti një rol kyç në zhvillimin e ChatGPT: duke kontrolluar që chatbot të mos jetë i njëanshëm dhe të mashtrojë njerëzit, diçka që duket se zgjidhet më mirë në versionin e dytë të mjetit.

Murati është e vetmja grua e rangut të lartë në OpenAI, një kompani që, duke gjykuar nga ndryshimet e fundit në strukturën organizative, duket se nuk është adhuruese e feminizmit.

Një nga këshilltarët e rinj është ish-sekretari i Thesarit Larry Summers, i cili në vitin 2005 tha se dallimet e lindura gjinore shpjegojnë pse ka më pak gra me karriera të suksesshme në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë)./AP

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miqësore luksi, Kombëtarja U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Miqësore luksi, Kombëtarja U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

28/10/2026
Cristian Shpendi konfirmohet “bomber” në Itali, “skuqet” binjaku i tij (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Cristian Shpendi konfirmohet “bomber” në Itali, “skuqet” binjaku i tij (VIDEO)

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al