• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha në Gjirokastër: Edi Rama i vodhi dhe i bleu zgjedhjet!

17/12/2023
Berisha në Gjirokastër: Edi Rama i vodhi dhe i bleu zgjedhjet!

Në fjalën që mbajti sot në Degën e PD-së në Gjirokastër, Kryetari i PD Sali Berisha ndër të tjera tha:

Ne konstatuam se morëm një rezultat dëshpërues. Në dhjetëra bashki na u mor mandati. Hymë në një garë më të pabarabartën që mund të bëhej. 61 kandidatët tanë asnjë qindarkë financim nga taksapaguesit shqiptarë. 12 kandidatë të bravës, 1.2 milionë euro financim, për të mos thënë pastaj të Edi Ramës.

Zgjedhjet përfunduan dhe në përfundim të zgjedhjeve në mjedisin ku jetojmë, mediat me urratë e tyre përligjën në një mënyrë apo në tjetër, plaçkitjen, grabitjen dhe dhunimin e votës. Jo vetëm mediat, por dhe një opinion më i gjerë shoqëror, por edhe një opinion brenda nesh.

Gjatë këtij procesi defakto i vdekjes së votës së lirë, koncepti i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, u zëvendësua me konceptin e zgjedhjeve ai vjedh, por fiton. Dhe ju e dëgjoni rëndom këtë koncept.

Unë ju them ju, me bindjen më absolute, se zgjedhjet, ose fitohen ose vidhen. Nëse vidhen, nuk fitohen kurrë, por vidhen. Dhe nuk ka fatkeqësi më të madhe se të mendosh se plaçka që të ka vjedhur hajduti është e tij dhe nuk është e jotja.

Ne këtu ndahemi me çdo njeri, në botëkuptim ne nuk pranojmë zgjedhjet e vjedhura, për zgjedhje të fituara.

Votohet Edi Rama. Nuk votohet Edi Rama, është mashtrim. Hiqjani pak Edi Ramës votat që mori me 683 mijë zarfa të pensionistëve në kundërshtim flagrant me kodin e zgjedhjeve. Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke ndryshuar 1.3 milionë zgjedhësve, qendrën e votimit. Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke mos shënuar emrin e PD në fletën e votimit.

Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke mos shënuar në kundërshtim me ligjin, emrin e Sali Berishës në fletën e votimit.

Zbritjani Edi Ramës, votat që ai mori duke shpërndarë me qindra e mijëra leje ndërtimi, legalizime, licenca në kundërshtim me ligjet në fushatën elektorale.

T’ia zbresim Edi Ramës kontrollin që siç thotë vetë ODIHR, i bëri vullnetit të zgjedhësve me patronazhistë dhe aktivistë të tij, terroristë të kuq.

Unë dhe Dasho i kemi të freskëta ato siç bëhej në diktaturë. Nisnin 3 muaj para anëtarët e frontit dhe bashkëpunëtorët e sigurimit. Shkonin tek pallati dhe kapnin qytetarin. Për kë do të votosh, nuk ta them. Je armik dhe bënin mbledhje në oborr të pallatit për të ushtruar presion tek të tjerët.

Zbritjani Edi Ramës të gjithë presionin që ushtruan mbi zgjedhësit rrethimi i qendrave të votimit nga këta terroristë të kuq.

Zbritjani Edi Ramës t’u themi ne këtyre që thonë se fitoi Edi Rama, votat që mori duke vendosur Shkodrën në pushtimin e bandave më të rrezikshme të Europës, që numërojnë më shumë se 20 vrasje në Shkodër. Në Velipojë po kështu, në Mamurras, Durrës, Elbasan po kështu.

Ne duhet të bëjmë një analizë realiste. Kemi deklaruar se do të mbrojmë votën.”

Related Posts

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025
Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK
Kryesore

Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK

22/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al