• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dhunë, kërcënime dhe një video skandaloze, të pathënat e ndeshjes në Gjirokastër

18/12/2023
Dhunë, kërcënime dhe një video skandaloze, të pathënat e ndeshjes në Gjirokastër

Luftëtari fitoi sot 1 me 0 ndeshjen në Gjirokastër përballë Butrintit të Sarandës. Më shumë sesa për rezultatin kjo ndeshje do të mbahet mend për dhunën brenda e jashtë fushës së lojës. Dhunë nga tribunat, dhunë nga pankinat e gjeste aspak sportive nga futbollistët.

3 kartona të kuq shkuan për fubollistët e të dyja skuadrave dhe për trajnerin e Butrintit, Neritan Novi, ish-futbollist i Luftëtarit vite më parë. Por Novi nuk u pajtua me vendimin e arbitrit duke hyrë gjithashtu edhe në fushën e lojës. Diçka krejtësisht e ndaluar dhe e dënueshme!

Përplasje mes stafeve të skuadrave ka pasur edhe në dhomat e zhveshjes. Trajneri i Butrintit e ka vijuar debatin edhe në rrjetet sociale me një ish-arbitër, i cili tashmë kontribuon përmes faqes “Kategoria e Dytë” në Instagram, për analiza e raportime rreth skuadrave që luajnë në këtë kategori.

Një video e këtij debati qarkullon në rrjet prej disa orësh, ku Neritan Novi shfaqet me një gjuhë të rëndë fyese dhe akuza ndaj ish-arbitrit me të cilin analizonte ndeshjen Luftëtari-Butrinti. Gjithçka ndodhi sot brenda e jashtë lojës është shumë e shëmtuar.

Përveçse një ish-futbollist i Luftëtarit, Novi është gjithashtu edhe mësues në shkollën “Koto Hoxhi”. Me siguri s’mund të jetë krenar para nxënësve të tij për gjestet antisportive që ka bërë sot në fushën e lojës e jashtë saj dhe as për komunikimin live që pati në rrjetin Instagram. Më së paku ai i detyrohet një ndjesë publike Luftëtarit, Gjirokastrës e nxënësve të tij.

Skandaloze janë edhe mesazhet që jepen në faqen e klubit Butrinti, ku kërcënohet me “kthim borxhi” në ndeshjen e kthimit në Sarandë. Si mund të përdoret kjo gjuhë e tillë që nxit e legjitimon pastaj dhunën në fushën e lojës e tribunat e stadiumeve? Ai që bën thirrje për dhunë e gjeste antisportive s’ka asnjë ndryshim prej atyre që shkulin karriget nëpër stadiume, atyre që gjuajnë me grushta e hedhin flakadanë apo atyre të tjerëve që kërcënojnë në rrjetet sociale. Këto s’kanë të bëjnë me futbollin! ©Argjiroja.net

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kategoria e DYTË. Grupi A & B (@kategoria.e.dyte)

Related Posts

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares
Sport

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

23/08/2026
Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares
Sport

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026
Kryevepër e Egnatias, përmbys Shamrock dhe shkruan historinë në Europë, nga milionat te rivali në “play-off”, zbulohen detajet – Balkanweb.com – News24
Sport

E diela e Superiores, dy ndeshje në program – Balkanweb.com – News24

23/08/2026
Kosovë, ia dalin Ballkani e Dukagjini, marrin sukseset e para – Balkanweb.com – News24
Sport

Kosovë, ia dalin Ballkani e Dukagjini, marrin sukseset e para – Balkanweb.com – News24

23/08/2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë në ndeshjen e parë të grupit – Balkanweb.com – News24
Sport

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë në ndeshjen e parë të grupit

23/08/2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë në ndeshjen e parë të grupit – Balkanweb.com – News24
Sport

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë në ndeshjen e parë të grupit – Balkanweb.com – News24

23/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

23/08/2026
Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al