• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi

20/12/2023
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi

Në një opinion të botuar në gazetën “Kathimerini”, Stavros Tzimas, që shkruan shpesh për marrëdhëniet greko-shqiptare, vë në dukje se me afrimin e ditës së gjykimit për Fredi Belerin, pakicës greke në Shqipëri i mbeten dy rrugë: të gjejë një kandidat tjetër, ose të bojkotojë.

Në rastin e parë, Tsimas shkruan se djali i Belerit, që së fundmi është shfaqur në media, mund të jetë një kandidaturë, çka do ta shndërronte Himarën në një bastion politik dhe elektoral.

Gazetari Stavros Tzimas thotë se pavarësisht përpjekjeve dhe kërcënimeve të Athinës për vendosje të vetos në integrimin e vendit, Rama vijon të ruajë linjën e tij duke e konsideruar rastin si një çështje të institucioneve të reja të drejtësisë.

Në këtë përballje, në krah të Ramës, sipas Kathimerini, janë tashmë edhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara pasi ai ka arritur t’i bindë se kjo është një mosmarrëveshje dypalëshe që nuk lidhet me reformat e BE-së.

“Intransigjenca e tij është forcuar më tej nga deklarata e kancelarit gjerman Olaf Scholz se çështja është një “mosmarrëveshje dypalëshe” dhe që nuk lidhet me kërkesat e BE-së për sundimin e ligjit në procesin e anëtarësimit”, shkruan ai.

Në shkrim ngrihet pyetja nëse Greqia është tani aleati më i rëndësishëm dhe më i besueshëm në Evropën Juglindore i Perëndimit dhe perse Perëndimi është gati ta sakrifikojë për Ramën?

“Nga buron gjithë kjo dashuri për Ramën? Pse evropianët dhe amerikanët janë të gatshëm ta hedhin Greqinë nën autobus kur ajo është aleati i tyre më i rëndësishëm dhe më i besueshëm në Evropën Juglindore? Kryeministri shqiptar duket se ka bërë një punë të mirë duke i bindur se kjo është një çështje dypalëshe, një çështje e thjeshtë penale që i takon vetëm sistemit të drejtësisë së vendit dhe se ky sistem drejtësie është padiskutim i pavarur”, vijon shkrimi.

Gazeta shkruan se ka edhe një panoramë rajonale ku Rama shihet si bashkëbiseduesi i preferuar i BE-së dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor:

“Me dinakëri, Rama vazhdon ta projektojë veten si lideri që mund të garantojë stabilitetin e brendshëm politik dhe orientimin perëndimor të Shqipërisë. Ai e paraqet veten si një politikan me ndikim me cilësitë drejtuese të nevojshme për të kontrolluar zhvillimet e rrezikshme në Kosovën e trazuar sipas dëshirës së Perëndimit. Të gjithë e kuptojnë se pa Tiranën dhe Beogradin, pra pa Ramën dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ka pak shpresa për përmirësim të situatës në Kosovë”.

Gazeta greke thotë se Perëndimi mund të mos e thotë me zë të lartë, por sheh te Rama një kryeministër pro-evropian, i cili pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, po e mbron Shqipërinë nga islamizimi dhe nga shndërrimi i saj në urën e Turqisë për në detin Adriatik. Në fund të fundit, ai ka treguar se do të bëjë atë që i kërkohet, të tilla si, për shembull, pranimi i skemës së kryeministrit italian Giorgia Meloni që Shqipëria të presë disa mijëra emigrantë dhe refugjatë që përpiqen të arrijnë në Evropë nga Afrika.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al