• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fshehu dënimin në Greqi, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kuçovës

21/12/2023
Fshehu dënimin në Greqi, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kuçovës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari nën akuzën e falsifikimit të formularëve.

Sipas SPAK, Hajdari nuk ka deklaruar në formular dënimin e tij të marrë në Greqi për kalim të jashtëligjshëm të kufirit në vitin 1999.

Kujtojmë se më 15 nëntor, SPAK mori si të pandehur Kreshnik Hajdarin pasi i njoftoi akuzën për falsifikim të formularëve.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai ka shkelur nenin 190/2 të Kodit Penal, që parashikon dënim nga 6 muaj burg deri në 5 vjet, si pasojë e mosdeklarimit të procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi në formularët e dekriminalizimit dy herë, nga viti 2019 e në vazhdim.

Hajdari u përball me prokurorët bashkë me avokatin e tij Theodhori Sollaku më 15 nëntor, një ditë pasi KQZ refuzoi ti heqë mandatin me argumentin se vendimi gjyqësor ndaj tij në Janinë në vitin 1999 nuk ishte shkak ligjor për largimin nga detyra.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 18.12.2023 ka paraqitur kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.80 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Kreshnik Hajdari, aktualisht me detyrë Kryetar i Bashkisë Kuçovë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.80 të vitit 2023, ka rezultuar se shtetasi Kreshnik Hajdari, duke qenë kandidat për Kryetar i Bashkisë Kuçovë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvilluara me datë 30 qershor 2019, ka patur detyrimin ligjor dhe ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit (me datë 11.05.2019), të cilin e ka dorëzuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (protokolluar me nr.3222, datë 13.05.2019).

Me vendimin nr.2, datë 20.05.2019, të Komisionit të Zonës për Administrimin Zgjedhor nr. 63, Qarku Berat, është vendosur që shtetasi Kreshnik Hajdari të regjistrohet si kandidat për Kryetar të Bashkisë Kuçovë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. Në përfundim të procesit zgjedhor shtetasi Kreshnik Hajdari është zgjedhur dhe ka fituar mandatin e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, detyrë të cilën e ka ushtruar në vitet 2019-2023.

Në përmbajtjen e formularit të vetëdeklarimit, të datës 11.05.2019, subjekti deklarues, shtetasi Kreshnik Hajdari, ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj.

Po ashtu, shtetasi Kreshnik Hajdari, duke qenë kandidat për Kryetar i Bashkisë Kuçovë në zgjedhjet vendore për organet e qeverisjes vendore të zhvilluara me datë 14 maj 2023, ka patur detyrimin ligjor dhe ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit me datë 26.03.2023, të cilin e ka dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (protokolluar me nr.17366, datë 02.04.2023).

Me vendimin nr.5, datë 28.03.2023, të Komisionit të Zonës për Administrimin Zgjedhor nr. 64, Qarku Berat, është vendosur që shtetasi Kreshnik Hajdari të regjistrohet si kandidat për Kryetar të Bashkisë Kuçovë, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023. Rezulton se në zgjedhjet e zhvilluara me datë 14.05.2023, shtetasi Kreshnik Hajdari është rizgjedhur si Kryetar i Bashkisë Kuçovë për vitet 2023-2027.

Në përmbajtjen e formularit të vetëdeklarimit të datës 26.03.2023, subjekti deklarues, shtetasi Kreshnik Hajdari ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj.

Nga aktet e administruara, provat e marra nëpërmjet letërporosisë nga Autoritetet Greke të Drejtësisë, rezulton se shtetasi Kreshnik Hajdari është i dënuar me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Një Anëtar, Nr.3286/23-6-1999, me masën riedukuese të qortimit, për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§1 dhe 3 të Ligjit 1975/1991).

I pandehuri Kreshnik Hajdari, kishte detyrimin ligjor për të deklaruar tek formulari i vetëdeklarimit këtë rrethanë, në lidhje me dënimin e tij nga një gjykatë e huaj, kjo në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, si dhe vendimit të Kuvendit nr.17/2016, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Ky fakt nuk është deklaruar në dy formularët e vetëdeklarimit të datave 11.05.2019 dhe 26.03.2023, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kombëtarja U-16 fiton ndaj Malit të Zi, goli i Avdylajt vendos ndeshjen – Balkanweb.com – News24

Kombëtarja U-16 fiton ndaj Malit të Zi, goli i Avdylajt vendos ndeshjen – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares

Arrihet akordi, Asllani drejt kalimit në Lindjen e Mesme

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al