• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Paraja nuk mund të blejë lumturinë: Ndihen si në burg luksoz, yjet e Europës përgatisin eksodin nga Arabia Saudite

15/01/2024
Paraja nuk mund të blejë lumturinë: Ndihen si në burg luksoz, yjet e Europës përgatisin eksodin nga Arabia Saudite

Arabia Saudite ka vendosur të krijojë një kompeticion të fuqishëm futbolli dhe kështu mund të “rekomandojë” veten për Kupën e Botës në 2034, megjithatë, pas vetëm disa muajsh, duket se projekti në të cilin janë investuar një shumë e madhe parash, nuk është duke prodhuar rezultatet e menduara. Ndonëse është një ligë në të cilën luajnë Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Neymar e shumë të tjerë, nuk solli interesim të madh nga publiku, ndërkohë që po vijnë lajme se edhe vetë yjet e futbollit nuk janë shumë të lumtur.

Gazeta katalanase “Sport” ka publikuar një artikull interesant me titull: “Arabia Saudite: Lumturia nuk mund të blihet me para”, ku përmendet se shumë futbollistë të ardhur në këtë ligë janë penduar për një vendim të tillë. As paratë nuk u mjaftojnë që të kënaqen plotësisht, pasi shumë gjëra nuk u shkojnë për shtat.

Mes tyre është mbi të gjitha kapiteni i fundit i Liverpool-it, Jordan Henderson, i cili ndihet sikur ndodhet në një “burg luksoz”. Mediat spanjolle përcjellin njohuritë e kolegëve nga ishulli dhe theksojnë se megjithëse fiton 40 milionë euro në vit, Henderson po mendon të rikthehet në Premier League dhe kështu të humbasë shumë para nga kontrata aktuale. Kjo për faktin se ekziston një klauzolë që e pengon atë të largohet pa probleme. Por Henderson nuk e mendoi këtë kur fluturoi në Al Etifaq për para…

Por për çfarë bëhet fjalë? Jordan Henderson mori përfitime tatimore pas nënshkrimit të kontratës, por me kusht që të qëndrojë për dy vjet në Arabinë Saudite. Nëse ai nuk e përmbush kontratën dhe largohet nga liga e tyre më herët, mund të humbasë një shumë të madhe parash, por edhe kjo është një opsion për të, sepse Henderson nuk mund të përshtatet me klimën e re, shqetësohet nga niveli i dobët i ndeshjeve dhe futbolli jo cilësor. Madje nuk i mjafton as fakti që trajneri i tij është Steven Gerrard.

Përveç tij, i pakënaqur është edhe Roberto Firmino, i cili këtë merkato mund të shkojë si huazim nga Al Ahli në Premier League. Së fundmi Firmino ka fshirë rrjetet sociale dhe është larguar nga Arabia Saudite pasi tifozët e Al Ahly-t filluan ta ofendojnë për paraqitje të dobëta, ndërsa fiton 200 milionë euro në vit. Pra, nuk ka të bëjë me paratë. Një nga të paktët që është i kënaqur është Cristiano Ronaldo, i cili e nisi këtë “revolucion” kur erdhi në Arabinë Saudite një vit më parë dhe gjashtë muaj më vonë filluan të vinin yje të tjerë.

Related Posts

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares
Sport

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

23/08/2026
Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares
Sport

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026
Kryevepër e Egnatias, përmbys Shamrock dhe shkruan historinë në Europë, nga milionat te rivali në “play-off”, zbulohen detajet – Balkanweb.com – News24
Sport

E diela e Superiores, dy ndeshje në program – Balkanweb.com – News24

23/08/2026
Kosovë, ia dalin Ballkani e Dukagjini, marrin sukseset e para – Balkanweb.com – News24
Sport

Kosovë, ia dalin Ballkani e Dukagjini, marrin sukseset e para – Balkanweb.com – News24

23/08/2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë në ndeshjen e parë të grupit – Balkanweb.com – News24
Sport

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë në ndeshjen e parë të grupit

23/08/2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë në ndeshjen e parë të grupit – Balkanweb.com – News24
Sport

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë në ndeshjen e parë të grupit – Balkanweb.com – News24

23/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

23/08/2026
Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al