• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kabina e çuditshme si ‘monument kulture’, zapton trotuarin e ri në Gjirokastër (FOTO)

27/01/2024
Kabina e çuditshme si ‘monument kulture’, zapton trotuarin e ri në Gjirokastër (FOTO)

Në Gjirokastër është duke përfunduar rikualifikimi urban i një hapësire në lagjen “18 Shtatori”, në zonën e njohur ndryshe edhe si sheshi përballë farmacive qëndrore. Çfarë të bën përshtypje në një pjesë të trotuarit është një kabinë e madhe me kabuj e tela të fibrave të internetit, telefonisë fikse apo ndoshta dhe të energjisë elekrike. Por me sa duket nuk është parë e arsyeshme që kjo kabinë të lëvizet.

Çuditërisht ajo është spostuar pakëz nga pozicioni që ka pasur më parë, por nuk është zhvendosur. Duket e shëmtuar estetikisht dhe është gjithashtu një pengesë në përdorimin e trotuarit nga kalimtarët. Sido që të jetë projekti që po zbatohet prej kompanisë që kryen punimet, nuk kërkon ndonjë sforcim të jashtëzakonshëm zhvendosja e kësaj kabine diku gjetkë.

Në emër të interesit publik, enti shtetëror që po kryen punimet, Bashkia Gjirokastër në këtë rast, ka fuqinë të ndërhyjë duke e detyruar kompaninë e cila e ka në pronësi këtë kabinë të kryejë zhvendosjen. Po që nevoja edhe për shpronësim bashkia mund ta kryejë. Interesi publik prevalon gjithmonë!

Ky rast të sjell ndërmend dikur Edi Ramën me sopatë në dorë kur ishte kryetar bashkie i Tiranës. Asokohe Filiali i Telekomit refuzonte të hiqte shtyllat nga rruga që po asfaltohej ndonëse ato ishin pengesë për lëvizjen dhe estetikisht të shëmtuara. Kryebashkiaku përveshi mëngët dhe mori sopatën në dorë duke i prerë vetë shtyllat. Tani nuk është se pretendojmë të bëjë të njëjtën gjë edhe Flamur Golemi me sopatë e me çekiç, por së paku të ndërhyjë te kompania që kabina e shëmtuar në trotuarin e ri të “18 Shtatorit” të hiqet prej aty. Jo për gjë po kështu lëvizin dhe më lirshëm kalimtarët. Shihni fotot më poshtë. ©Argjiroja.net

Related Posts

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!
Lajme

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!

24/10/2026
Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës
Lajme

Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës

24/10/2026
Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)
Lajme

Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)

24/10/2026
Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

24/10/2026
Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
Kryesore

Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

24/10/2026
Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
Kryesore

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al