• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

KPA vendos të shqyrtojë një prej denoncimeve të reja ndaj prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka

03/02/2024
KPA vendos të shqyrtojë një prej denoncimeve të reja ndaj prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka

Nga Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten më 2 shkurt të kalojë për shqyrtim një nga tre denoncimet e depozituara kundër prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka nga shtetasi A.LL. më 22 janar, pak ditë para seancës së mëparshme. Në fillim të seancës publike në Kolegj, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u shpreh se përmbajtja e dy prej tre denoncimeve kanë qenë pjesë e një denoncimi të kryer në nëntor të vitit 2021 ndaj subjektit, të cilat janë shqyrtuar dhe nuk janë bërë pjesë e ankimit. Për denoncimin e tretë të depozituar në Kolegj në muajin janar, në të cilin pretendohet se Çafka ka favorizuar krimin dhe nuk e ka ndëshkuar, megjithëse dëmtohet financiarisht shteti, Ballhysa vëren se kjo çështje është shqyrtuar nga Komisioni dhe është referuar për inspektim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ai shtoi, se për këtë çështje është shprehur në ankim duke kërkuar që të merret në vlerësim kumulativ, në funksion dhe të gjetjeve të tjera të mundshme, të dala nga shqyrtimi i çështjeve.

Prokurori Çafka deklaroi se dy prej çështjeve të denoncuara nuk janë hetuar prej tij. Lidhur me pretendimin e ngritur për mosfillimin e hetimeve për çështjen e tretë dhe se kjo vendimmarrje ishte rrëzuar nga gjykata, ai tha se kishte sjellë si provë kërkesën për gjykim për të pandehurit. Subjekti pohoi se në fashikuj mund të kishte pasaktësi, por se ato kishin ndodhur si pasojë e kushteve ekstreme në të cilat punonin, pasi prokuroria e Gjirokastrës kishte mbetur vetëm më një prokuror dhe ngarkesa ishte mjaft e madhe.

Çafka e cilësoi denoncimin jolegjitim, me pretendimin se ishte kryer për arsye personale. Megjithatë, ai u shpreh i hapur për hetim.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues i Kolegjit vendosi të mos vijojë shqyrtimin e dy denoncimeve me argumentin se ato nuk plotësojnë kushtet. Në funksion të denoncimit të tretë u vendos të kërkohet administrimi i shortit për caktimin e kësaj çështjeje, si dhe aktet e vendimmarrjes së mosfillimit.

Po ashtu, u bë me dije se i njëjti denoncues, shtetasi A.LL., kishte depozituar një tjetër denoncim që rezultonte të ishte dërguar dhe më parë, nga për rrjedhojë u vendos të mos administrohen aktet. Seanca e radhës u shty për më datë 23 shkurt, në orën 10:00.

Prokurori Julian Çafka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 14 shtator 2021 pasi disa çështje të denoncuara nga publiku, ku janë konstatuar mangësi në hetimet e kryera, si dhe dyshimet e ngritura nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, nuk u gjetën penalizuese. Ndërkohë, KPK vendosi të transferojë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje të hetuara prej prokurorit Çafka në vitet 2018 dhe 2019 , për inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore.

Related Posts

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari
Kryesore

Iu përmbys traktori duke punuar tokën, humb jetën 62-vjeçari

14/12/2025
Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës
Kryesore

Rama: Në Kryeministri erdhën disa trimosha të BKH-së, nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së Gardës

14/12/2025
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy persona

13/12/2025
Aksident në Gjirokastër
Kryesore

Aksident në Gjirokastër

12/12/2025
Kryesore

Kushtetuesja rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12/12/2025
Ish kreu i Nismës Thurje rrëfen bisedën mbrëmë në Sarandë pak para shpërthimit me tritol në hotel
Kryesore

PD i dha firmat, PS i siguroi votat. Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

14/12/2025
Kupa Interkontinentale/ Flamengo mund Pyramids, në finale do të sfidojnë kampionët e PSG

Kupa Interkontinentale/ Flamengo mund Pyramids, në finale do të sfidojnë kampionët e PSG

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al