• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha vijon takimet me vulë në xhep: I kemi sytë plot gëzim

05/02/2024
Basha vijon takimet me vulë në xhep: I kemi sytë plot gëzim

Lulzim Basha është ndalur sot në një takim me demokratët e degës 12 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Basha tha se demokratët injoruan thirrjet për përçarje brenda PD dhe nuk u bënë pjesë e konfliktit. Sipas tij, shqiptarët janë ngopur me fjalët boshe të kësaj qeverie, ndërsa u shpreh se ata duan shpresë.

Basha tha se se betejën nuk e bëjnë për veten e tyre, por për fëmijët e Shqipërisë dhe për të ardhmen e tyre.

“Nuk e kuptonit dhe me të drejtë furinë e sulmeve ndaj jush dhe një nga pyetjet apo nga çështjet që diskutuam së bashku: çfarë do të bëjmë në një situatë të këtillë? Si do të ruajmë Partinë Demokratike dhe shpresën për një Shqipëri ndryshe. Dhe dikush në atë sallë tha, duke ndezur një shkrepëse, pastaj dy, pastaj tre, duke e çarë errësirën, duke e bërë që njerëzit ta kthejnë kokën aty ku ndizet dita dhe duke bërë që gjithëkush të dojë të jetë pjesë e kësaj drite, e kësaj flake shpresë. Dhe këtë bëtë në degën 12, këtë bëtë ditë për ditë. I injoruat thirrjet për përçarje, nuk u bëtë pjesë të konfliktit. Dhe mbi të gjitha nuk lejuat që flaka e shpresës të venitej, duke e rindërtuar edhe degën 12 seksion për seksion.

I kemi sytë plotë gëzim sepse kemi gëzim para syve tanë. Kemi të rinjtë e degës 12 para syve tanë, forumi rinor ndër më aktivët jo vetëm në Tiranë, por në Shqipëri. I kemi edhe si kujtesë sepse nuk e bëjmë betejën për veten tonë, nuk e bëjmë thjesht dhe vetëm për trashëgiminë politike të Partisë Demokratike, por e bëjmë për fëmijët e Shqipërisë e bëjmë për të rinjtë dhe të rejat shqiptare, sepse ne besojmë se e nesërmja do të jetë ndryshe dhe që nuk do të vazhdojë me errësirën e sotme, por hap pas hapi do ta kthejmë në dritën e shpresës në sytë e çdo prindi dhe çdo shqiptari.

Shqiptarët janë ngopur me fjalë boshe. Shqiptarët kanë nevojë për shpresë. Shpresa vjen përmes alternativës, alternativë do të thotë program. Që programi të jetë i besueshëm ai duhet të bazohet në njohjen reale të problematikave. Është ndryshe ta lexosh dhe ndryshe ta ndjesh dhimbjen e fermerit që është shtyrë në kufijtë e falimentimit për shkak të qeverisë më të korruptuar që ka njohur Ballkani. Kur në një anë të kufirit fermerët e Kosovës I gëzohen fryteve të djersës së tyre, sepse kanë në krah subvencionet shtetërore, kanë në krah infrastrukturën, kanë aksesin në treg. Nuk kanë një qeveri që punon me grosistët për të sjell mallrat e skaduara që konkurrojnë djersën e fermerëve. Dhe këtu shikon fermerin e rrënuar, të lodhur, të drobitur, të bërë pishman që I ka hedhur kursimet e jetës sepse në vend që t’i kthehen në bekim, i janë kthyer në borxh”, tha Basha.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vanesa shpërthen në lot pas takimit me nënën e Indritit, çfarë ndodhi?

Vanesa shpërthen në lot pas takimit me nënën e Indritit, çfarë ndodhi?

02/05/2026

Britney Spears drejt marrëveshjes për të shmangur dënimin me burg!

02/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al