• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

30 vite në Gjirokastër, Spiro Ligu rrëfen të pathënat e biznesit që nisi nga një tezgë me çamçakëza kur ai ishte fëmijë: Më mirë i pari në fshat sesa i fundit në qytet… (VIDEO)

11/02/2024
30 vite në Gjirokastër, Spiro Ligu rrëfen të pathënat e biznesit që nisi nga një tezgë me çamçakëza kur ai ishte fëmijë: Më mirë i pari në fshat sesa i fundit në qytet… (VIDEO)

Historia e tij është e ngjashme me atë të shumë shqiptarëve të tjerë, që në fillim të viteve ’90 nuk morën rrugët e emigrimit, por nisën sipërmarrjet e para private në ekonominë e re të tregut. Fjala është për Spiro Ligun, biznesmenin e njohur në Gjirokastër dhe në krejt rajonin e jugut.

Në një rrëfim për RTSH ai tregon rrugëtimin e tij të vështirë për të pasur biznesin e vet në moshë fare të re. Ligu tregon se gjithçka nisi në vitin 1993 kur ai ishte vetëm 13 vjeç dhe i kërkoi familjes së tij të kishte një tezgë për të shitur në treg. Me pak kursime që i dha familja, arriti të sajonte tezgën e të blinte produktet e para për tregti. Bëhet fjalë për çamçakëza, çokollata e cigare.

Gjithçka shkoi mirë kujton Spiro prej ditës së parë kur doli me tezgën e tij ndërsa me kalimin e kohës nisi të shtonte produktet që shiste. Moment kulmues ishte edhe blerja e një kioske pas ndihmës që mori prej nunit të tij në Qipro. Më pas kioska solli dyqanin e parë, i cili u pasua nga një dyqan tjetër.

“Brilant – Jewellery & Watches dhe “Brilant – Bags + Accessories” janë prej vitesh dy marka të njohura në Gjirokastër e jo vetëm, të krijuara mjeshtërisht prej Spiro Ligut. Produktet e luksit, bizhuteritë, parfumet, çantat dhe aksesorë të ndryshëm i gjen sot në këto dy dyqane me emër. Në rrëfimin e tij të gjatë sipërmarrësi 44-vjeçar tregon gjithashtu edhe investimet në apartamente me qira ditore vitet e fundit kur turizmi në Gjirokastër ka njohur një ngritje të madhe.

I pyetur nëse ka qenë i tunduar për t’u larguar nga Gjirokastra si shumë të tjerë më parë apo vitet e fundit, Spiro Ligu tregon se gjithmonë ka besuar në moton, që është më mirë të jesh i pari në fshat sesa i fundit i në qytet. Sidoqoftë ai thekson se për aq kohë sa ka pasur të ardhura përmes biznesit të tij në Gjirokastër nuk e ka parë të udhës të largohet.

Spiro Ligu ia dedikon suksesin në biznes familjes së tij, nunit në Qipro për ndihmën në një moment deçiziv dhe bashkëshortes, Elva Ligu. Ai nuk harron të falënderojë në mënyrë të veçantë të gjithë qytetarët e Gjirokastrës dhe klientët e dyqaneve të tij përgjatë këtyre 30 viteve që merret me biznes. Në videon më poshtë ndiqni rrëfimin e plotë të Spiro Ligut. ©Argjiroja.net

Related Posts

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!
Lajme

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!

24/10/2026
Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës
Lajme

Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës

24/10/2026
Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)
Lajme

Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)

24/10/2026
Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

24/10/2026
Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
Kryesore

Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

24/10/2026
Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
Kryesore

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al