Ditën e sotme do të mbahet pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Disa qytetarë janë paraqitur para gjykatës dhe kërcënojnë se do të djegin flamurin e të ashtuquajturit Vorio-Epir. Personat të cilët kanë kërcënuar të djegin flamurin, janë identifikuar si Arilda Lleshi, Bledar Cakalli, piktor i muraleve për çështjet kombëtare dhe një person i tretë që nuk pranon të identifikohet. Personat janë prezantuar si aktivistë. Ndërkohë në gjykatë kanë hyrë familjarët e Belerit, në pritje të nisjes së seancës.









