• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Muralet e tij kanë zbukuruar edhe Gjirokastrën, kush është artisti që tentoi të digjte flamurin e të ashtuquajturit Vorio Epir (VIDEO)

14/02/2024
Muralet e tij kanë zbukuruar edhe Gjirokastrën, kush është artisti që tentoi të digjte flamurin e të ashtuquajturit Vorio Epir (VIDEO)

Bledar Çakalli njihet gjerësisht në gjithë trevat shqiptare si aktivist dhe si djali i i muraleve që përmes artit, kontribuon në ringjalljen e historisë kombëtare.

Veprat e tij janë të panumërta dhe kjo gjë reflektohet mjaft qartë në rrjetet e tij sociale. Në fokus ka figurat më të rëndësishme si Ismail Qemali, Gjergj Kastriotit apo Çerçiz Topulli. Pikërisht këto tre personazhe tashmë “rijetojnë” para syrit të qytetarëve që kalojnë në murin e shëtitores që lidh liqenin e Viroit me Gjirokastrën.

Në vitin 2023 muralet e punuara nga aktivisti Çakalli janë të panumërta, madje kudo nëpër Shqipëri. Këtu vlen të përmenden muralet te mbikalimi i Ura së Dajlanit në qytetin e Durrësit, flamuri madhështor, kuq e zi në parkun kombëtar të Llogarasë, por edhe murale të tjera në Himarë, Korçë apo Tiranë.

Viti 2024 nisi me një projekt tepër të rëndësishëm për të, një murale me 200 metra gjatësi, tek stadiumi i Dibrës së madhe. Si një patriot i vërtetë, është kujdesur edhe për ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, ku ka përgatitur një tjetër murale, në nder të Komandantit legjendar Adem Jashari.

32-vjeçari Bledar Çakalli është me origjinë nga Dibra, por prej vitesh jeton në qytetin e Durrësit dhe me vete mbart misionin për të edukuar brezin e ri me ndjenjën e atdhedashurisë dhe patriotizmit përmes artit të tij.

Ai sot përfundoi pas hekurave për shkak se tentoi të digjte para SPAK një flamur të ashtuquajtur të Vorio Epirit. Kanë qenë forcat e policisë ata të cilët ndërhynë menjëherë dhe penguan të riun, duke bërë të mundur më pas shoqërimin e tij në Komisariat.

Aktivisti jo pa qëllim mbante veshur një triko me mbishkrimin “Kombi që harron ata që e kanë mbrojtur, do mbetet vetë i harruar”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bledar Cakalli (@bledar_cakalli_)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bledar Cakalli (@bledar_cakalli_)

Related Posts

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!
Lajme

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!

24/10/2026
Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës
Lajme

Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës

24/10/2026
Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)
Lajme

Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)

24/10/2026
Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

24/10/2026
Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
Kryesore

Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

24/10/2026
Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
Kryesore

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al