• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

VIDEO e arrestimit të Fredi Belerit në ’95 në Janinë, faktet që e lidhin me organizatën Mavi dhe masakrën e Peshkëpisë

14/02/2024
VIDEO e arrestimit të Fredi Belerit në ’95 në Janinë, faktet që e lidhin me organizatën Mavi dhe masakrën e Peshkëpisë

“Repolitix” në Report Tv ka publikuar videon e arrestimit të Fredi Belerit në 1995 në Janinë së bashku me grupin “Mavi” që akuzohet se kreu “Masakrën e Peshkëpisë”.

Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër, u sulmua më 10 prill të vitit 1994 nga grekët, të cilët, pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i parë, Fatmir Shehu, plagosën edhe efektivë të tjerë.

Gazetari Ferdinand Dervishi tregon se një vit pas masakrës më 18-19 mars 1995, e njëjta skuadër që sumoi postën e Peshkëpisë, tenton të grabisë një postë në Llongo, por dështon dhe të gjithë anëtarët arrestohen. Në mesin e të arrestuarve ishte dhe Fredi Beleri.

Në pamjet e publikuara në Repolitix Beleri së bashku me anëtarët e grupit “Mavi” që sipas autoriteteve greke të asaj kohe cilësoheshin si organizatë terroriste, shihen duke mbuluar kokën me xhaketa teksa dalin nga policia e Janinës për t’u mbyllur në paraburgim. Gjatë arrestimit atyre u janë sekuestruar dhe armë që raportohet se janë grabitur gjatë masakrës së Peshkëpisë.

Si ndodhi masakra e Peshkëpisë?

Ferdinand Dervishi: Beleri në konceptin e shqiptarëve të popullit është një njeri që vishet me negativitet pikërisht për këtë ngjarje (masakra e Peshkëpisë). Nëse dëgjojmë që Beleri u arrestua, u dënua kemi dhe ndikimin negativ të historisë. Në atë histori edhe pse ka gjëra që nuk shkojnë ne ai ndikimi i historisë na bën të mendojë se ky njeri nuk është aq burrë i mirë. Historia nis në 1994. Masakrën e Peshkëpisë cilësohet terroriste. Një komando futet dhe sulmon një postë shqiptare ku ishin rreth 120 rekrutë që nuk u kishin besuar armë akoma.

Për çudi ato ditë dhe rojet e postës ishin pa fishekë. Mendohet se personat që e kanë sulmuar kanë qenë edhe nga një fshat aty afër dhe kanë pasur një çorganizim të ushtrisë. E dinin shumë mirë repartin dhe mund ta kenë ditur që rojet nuk kishin fishekë. Pas kësaj ngjarje në një gazetë greke, 24 orë më pas merret përsipër sulmi nga Mavi ose fronti për çlirimin e Vorio Epirit e cila nga shteti grek është listuar në këtë periudhë si organizatë terroriste. Kemi të bëjmë me një akt që u mor përsipër nga një organizatë terroriste.

Si u lidh Fredi Beleri me këtë masakër?

Ferdinand Dervishi: Të mos harrojmë se shteti shqiptar bëri hetime në atë periudhë ka mbledhur dëshmi. Dëshmitë me kalimin e viteve janë vendos njëra mbi tjetrën dhe është përftuar, jo e provuar por nga ana operative, por është konstatuar se një nga njerëzit që ka qenë atë ditë ka pasur përmasat e Fredi Belerit. Pas një viti 18-19 mars 1995, një skuadër tjetër tenton të bëjë të njëjtën gjë nga posta e Llongo, ka shumë versione pse dështuan dhe u arrestuan. Të arrestuarit ishin Fredi Beleri… e disa persona të tjerë”.

Si lidhen armët që iu sekuestruan grupi Mavi gjatë tentativës së grabitjes me ngjarjen e Peshkëpisë?

Ferdinand Dervishi: Ata ia thanë të vërtetën policisë greke. I thonë se jemi patriotë dhe iu thonë se ku është pjesa tjetër e armëve. Shtatë të tjerë i kishin fshehur në bahçen e Andrea Kokaveshit në shtëpinë e tij në Janainë. Ata menduan se policia greke do ti lironte si patriotë se po luftonin për Vorio Epirin. Por gjithçka u regjistrua. Më pas gjetën dhe disa broshura të Mavi. Te shtëpia e një oficeri gjejnë kompjuterin ku janë hartuar këto të Mavit. Këtu lidhet Fredi Beleri me organizatën Mavi. Kurse armët e grabitura në Peshkëpi të provuara se shteti shqiptar dërgoi listën, lidhin ngjarjen e parë me ngjarjen e dytë. Kjo është historia. Krejt çuditshëm shteti grek ka dashur ti dënojë.

Papandreu thotë se armët që u gjetën janë të Peshkëpisë. Qëndrin pozitiv mban dhe ministri i i Jashtëm në atë kohë. Po të shohim historinë e Mavit. Mavi u krijua nga banorë vendas me ndihmën e shtetit grek të asaj kohe që të organizojë njëfarë lëvizje për ti mbajtur trojet greke. Ky është një moment ku shfaqet Mavi…

Ferdinand Dervishi: Beleri në këtë foto është 23 vjeç. Fotoja i përket marsit të 1995. Bashkë me të është dhe skuadra që akuzohej se mund të kishte sulmuar në Peshkëpinë. Të shtatë të arrestuarit mohojnë armët dhe lidhjen me Mavin. Mediet greke në atë periudhë këtë skuadër e quanin skuadër të Mavit. Shteti grek atë periudhë e quante skuadër të Mavit. Të gjitha mediet e huaja e quajnë organizatë terroriste. Prokurorët e quajnë skuadër të Mavit dhe kur e marrin nga Janina si çështje për ta hetuar në Athinë e marrin për këtë qëllim për ta hetuar se ishte çështje e rëndësishme. Ne nuk flasim përralla, por Fredi Beleri ishte i Mavit.

Related Posts

Aksident në Tepelenë, përplasen 3 makina
Kryesore

Aksident në Tepelenë, përplasen 3 makina

13/06/2026
Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut
Lajme

Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut

12/06/2026
Rama shpjegon protestën: Gjithë dynjaja në Greqi është hedhur përpjetë. S’është fjala për flamingot, por për Donald Trump
Kryesore

Rama shpjegon protestën: Gjithë dynjaja në Greqi është hedhur përpjetë. S’është fjala për flamingot, por për Donald Trump

12/06/2026
SPAK ju gjurmon nga TikTok! Në kërkim të parave të pista, ndjek stilin e jetës së të dyshuarve dhe miqve të tyre
Kryesore

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal: 336 llogari bankare dhe disa vila të sekuestruara

12/06/2026
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por kam dhënë dhe do jap gjithçka për PS si lider i saj
Lajme

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por kam dhënë dhe do jap gjithçka për PS si lider i saj

12/06/2026
Rama mesazh protestuesve: Shqipërinë e kam amanet të shenjtë, nuk është në shitje
Kryesore

Rama mesazh protestuesve: Shqipërinë e kam amanet të shenjtë, nuk është në shitje

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident në Tepelenë, përplasen 3 makina

Aksident në Tepelenë, përplasen 3 makina

13/06/2026
Spektakël i SHBA, likuidon me “poker” golash Paraguain, shkëlqen Baloguan

Spektakël i SHBA, likuidon me “poker” golash Paraguain, shkëlqen Baloguan

13/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al