Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Siç shihet në pamjet që sjell Argjiroja.net, një automjet ka kapërcyer trafikndarësen dhe më pas është përplasur me kazanët e plehrave. Fatmirësisht raporotohet vetëm për dëme materiale, jo për pasoja në njerëz. Devijimi nga rruga i makinës mund të rezultonte fatal nëse do të kishte përplasur kalimtarë. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende. ©Argjiroja.net
@argjiroja.net Aksident i frikshem ne Gjirokaster. #albania #fyp #aksident #gjirokaster #2024 #acident #carcrash ♬ original sound – argjiroja.net








