• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Donte të përfaqësonte ekipin kombëtar”, flet trajneri i Greit: Nuk gjej dot fjalë për atë djalë

13/03/2024
“Donte të përfaqësonte ekipin kombëtar”, flet trajneri i Greit: Nuk gjej dot fjalë për atë djalë

Trajneri ne akademinë e futbollit “Apolonia” ka folur në lidhje me tragjedinë e cila u regjistrua të hënën ku humbi jetën 19-vjeçari Grei Bihuci. Trajneri në një interviste për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 foli në lidhje me ngjarjen e rëndë qe tronditi Fierin.

Trajneri u shpreh se lajmin e hidhur e kishte vesh përmes mediave gjë të cilën në fillim nuk e kishte besuar. Ai më tej shtoi se për të konfirmuar ngjarjen kishte kryer disa telefonata por disa prej personave që kishte kontaktuar nuk e kishin marrë vesh akoma ngjarjen. Më tej shtoi se pasi është konfirmuar ngjarja ka ngelur pafjalë.

“Bëra disa telefonata. Disa nuk e dinin. Më vonë, kur edhe rrjetet sociale shfaqen ngjarjen, u vërtetua se ishte Grei. Jam pa fjalë për këtë ngjarje të rëndë”, tha trajneri.

Ai tregoi se 19-vjeçarin e kishte njohur vite më parë, pasi e kishte stërvitur për disa kohë si portier. Trajeneri më tej rrëfeu ëndërrën e viktimës dhe u shpreh se Bihuci kishte ëndërr të përfaqësonte kombëtarën.

“Ai ka qenë pjesë e grupit Apolonia para 3 vitesh. Bashkëpunonim bashkë. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm. Ishte një djalë i dashur, stërvitej me dëshirë. Gjithmonë ishte bashkëpunues. Nuk gjej akoma fjalë për atë djalë, pasi ishte i mrekullueshëm.

Humbi jetën në një moshë ku ëndrrat e tij ngelën në mes. Ai kishte dëshirë që të bëhej portier i madh, dhe e kam ëndërr që të përfaqësoj deri te ekipi ynë kombëtar. Ai djalë pranonte kur bënte gabime. Edhe kur kishte acarime, i zgjidhte me edukatë dhe buzëqeshje gjërat,” tha ai.

Ditën e hënë ka mbetur i vrarë në qendër të Fierit, Grei Bihuci dhe i plagosur shoku i tij Olti Serjanaj. Autori i ngjarjes rezulton Florian Muka i cili është arrestuar nga policia. Policia e Fierit ka arrestuar dhe një bashkëpunëtor i Mukës. Dyshohet se sherri nisi për shkak të rrjeteve sociale.

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kupa e Gjermanisë/ Dortmund kualifikim dramatik ndaj Werder, kalojnë më tej edhe Frankfurt e Koln

Kupa e Gjermanisë/ Dortmund kualifikim dramatik ndaj Werder, kalojnë më tej edhe Frankfurt e Koln

28/10/2026
Miqësore luksi, Kombëtarja U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Miqësore luksi, Kombëtarja U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor në “Air Albania”

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al