• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Idrizaj: Treguam se fitorja në Gjirokastër nuk ishte rastësi

17/10/2017
Idrizaj: Treguam se fitorja në Gjirokastër nuk ishte rastësi

Mbrojtësi i Kamzës ul euforinë pas triumfit të djeshëm, duke u përqendruar te synimi final, mbijetesa, që është 30 ndeshje larg

Pas disa sezonesh mes Durrësit, Vlorës e Skënderbeut, Hektor Idrizaj ka nisur një aventurë të re në Kamzë, duke provuar të luajë në një skuadër debutuese. Dyshimet me siguri i ka pasur të mëdha në verë, kur i duhej të zgjidhte, por pas një sezoni plot probleme në Korçë, nuk e kishte më luksin të qëndronte pa luajtur. Preferoi ofertën e Kamzës, jo thjesht për çështje financiare, por sepse dëshironte të tregonte se ai është lojtar i nivelit të lartë dhe se Kamza nuk do të jetë thjesht kalimtare në Superiore. Mbrojtësi vlonjat është një pikë kyçe në formacionin e befasisë së bukur të sezonit të ri dhe tashmë shpreson që Kamza të ruajë këtë ritëm, por me këmbët në tokë, sepse herët a vonë do të vijnë edhe ditë të vështira. Rëndësi ka të menaxhohen me qetësi, ashtu si suksesi momental, sipas 28-vjeçarit, i cili për “Sport Ekspres” ka folur pas triumfit të djeshëm ndaj Vllaznisë.

ENTUZIAZMI, ME PIKATORE – Idrizaj refuzon të flitet me superlativa, pas sukseseve të fundit: “Është ende shumë herët. Arritëm një fitore mjaft të rëndësishme, nga ato që mund të ndryshojnë sezonin, duke parë edhe mënyrën si erdhi, ashtu si fitorja në Gjirokastër. Megjithatë, janë ende edhe 30 ndeshje, sezoni sapo ka nisur, ndaj nuk ka pse të fluturojmë”.

NDAJ LUFTËTARIT, JO RASTËSI – Të gjithë u habitën mesjavën e shkuar nga fitorja e Kamzës në Gjirokastër, por kjo ishte një arsye më shumë pse Idrizaj i gëzohet fitores ndaj Vllaznisë: “Na duhej shumë një fitore ndaj Vllaznisë, sepse përndryshe nuk do të kishte kuptim ajo që bëmë në Gjirokastër. Të gjithë do thoshin që ishte thjesht rastësi, duke u harruar që ndaj Luftëtarit luajtëm me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes. Tani jemi më të qetë dhe thjesht duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse në Superiore mjafton shumë pak për të kaluar nga vendet e para në fundin e tabelës”.

PIKËT, PASTAJ LOJA – Ndeshja e djeshme nuk ishte një spektakël i jashtëzakonshëm, por mbrojtësi i Kamzës nuk shqetësohet shumë për cilësinë e lojës: “Ne jemi Kamza, nuk jemi ekip pretendent për titull, që të na kërkojnë llogari kur luajmë keq. Në ndeshje të tilla, si ajo kundër Vllaznisë, duhet pragmatizëm, rëndësi kanë pikët. Pastaj, nëse me kalimin e kohës do të vijë edhe loja e bukur, aq më mirë, por ne jemi të detyruar të luftojmë për çdo pikë, për të arritur synimin tonë, në një kampionat tmerrësisht të vështirë, ku u pa edhe sezonin e shkuar që diferencën nga Europa te rënia nga kategoria e bënë shumë pak pikë”.

FLAMURTARI NË HORIZONT – Të dielën e ardhshme Kamza viziton Flamurtarin, një derbi personal për vlonjatët e Kamzës, por Idrizaj nuk është se ka ndonjë ndjenjë negative: “Për mua është ndeshje radhe, kam luajtur edhe herë tjetër si kundërshtar me Flamurtarin. Është e qartë që nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, por është futboll profesionist, në lojë janë veç 3 pikët, asgjë më shumë se kaq”.

Related Posts

VIDEO/ Interi “ngrin” në Norvegji, Bodo/Glimt turpëron zikaltërit në Champions
Sport

VIDEO/ Interi “ngrin” në Norvegji, Bodo/Glimt turpëron zikaltërit në Champions

18/02/2026
Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!
Sport

Josa shkund ekipin e Bylisit, tri pikë për të rihapur garën e mbijetesës

18/02/2026
Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!
Sport

Josa shkund ekipin e Bylisit, tri pikë për të rihapur garën e mbijetesës

18/02/2026
Lojërat Olimpike, Colturi: Krenare për atë që bëra, premtoj se do përmirësohem në vijim
Sport

Largim pa medalje në Lojërat Olimpike Dimërore, Lara Kolturi pjesë e “Top 10” duke përfaqësuar Shqipërinë

18/02/2026
Lojërat Olimpike, Colturi: Krenare për atë që bëra, premtoj se do përmirësohem në vijim
Sport

Largim pa medalje në Lojërat Olimpike Dimërore, Lara Kolturi pjesë e “Top 10” duke përfaqësuar Shqipërinë

18/02/2026
Bilanc i baraspeshuar, njihuni me statistikat e Egnatia-Elbasani
Sport

Egnatia pret reagim me Dinamon, fitorja detyrim kampionësh! Mungesa dhe dilemat e Tetovës për formacionin

18/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cardi B drejt një ndryshimi të madh në pamje, ja çfarë ka vendosur

Cardi B drejt një ndryshimi të madh në pamje, ja çfarë ka vendosur

19/02/2026
Ditë e madhe! Mark Zuckerberg dëshmon për herë të parë në gjyqin historik për varësinë nga mediat sociale

Ditë e madhe! Mark Zuckerberg dëshmon për herë të parë në gjyqin historik për varësinë nga mediat sociale

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al