• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sezoni turistik, Kumbaro: Insitucionet të jenë në këmbë për sigurinë gjatë sezonit

30/04/2024
Sezoni turistik, Kumbaro: Insitucionet të jenë në këmbë për sigurinë gjatë sezonit

Po zhvillohet Konferenca Kombëtare “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, një organizim i përbashkët i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në krye të fjalës së saj u shpreh se referuar shifrave të tre muajve të fundit, 1 në 5 njerëz në Shqipëri ka qenë shtetas i huaj e po ashtu kontratat e konfirmuara nga sektori privat që tregojnë për 30% më shumë se vitin që shkoi, flasin për pritshmëri të larta në flukse turistike. “Prandaj garantimi i sigurisë është një përgjegjësi e lartë, veçanërisht në bregdet në muajt e pikut të sezonit turistik veror”, tha Kumbaro.

“I kemi filluar takimet me turoperatorët, me të gjithë prefektët dhe me kryetarët e bashkive bregdetare me të cilët do të vijojmë të jemi në një komunikim të pandërprerë 24 orë për çdo problematikë. Do të vazhdojë komunikimi intensiv dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit përmes flotës së dedikuar të Policisë Kufitare për kontrollet mbi operimin e mjeteve motorike detare si skafe, motora uji, gomone, jahte etj. Kemi certifikuar mbi 110 operatorë të turizmit detar dhe askush nuk do të mund të ushtrojë aktivitetin e turizmit detar dhe ujor nëse nuk do të jetë i pajisur me certifikatën përkatëse, dhe kjo vlen edhe për hapësirat e tjera ujore, si liqeni i Pogradecit, lumi i Shalës apo Liqeni i Komanit dhe mjetet do të bllokohen nga Policia e Shtetit nëse operohet pa certifikimin në Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Nuk diskutohen prania e pangegociueshme e vrojtuesve të plazheve për çdo stacion si dhe gjithë sinjalistika orientuese për pushuesit. Ky detyrim është po aq i dosmodoshëm edhe për plazhet publike që menaxhohen nga bashkitë.
Stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të jetë gjatë gjithë sezonit veror në inspektim dhe me kompetenca të shtuara, pas ndryshime të fundit ligjore”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Përpos porosive për mbarëvajtjen e sezonit turistik në bregdet, ministrja Kumbaro shtoi se vitin e shkuar 4.5 milionë turistë vizituan Zonat e Mbrojtura dhe këtu theksoi se është shumë e rëndësishme siguria gjatë eksplorimit të terreneve malore, duke kërkuar shërbimin e guidave lokale për të shmangur incidentet.

“E gjej me vend të bëj edhe një thirrje për të gjithë tour operatorët dhe eksploruesit e zonave malore, të kërkojnë shërbimin e guidave kombëtare apo lokale që operojnë në zonat përkatëse, për të shmangur çdo incident, sepse përveçse kushton jetën e shëndetin, vendosim në rrezik edhe ekipet tona, por ka edhe kostot e veta. Janë mbi 600 udhërrëfyes të certifikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Me ligjin e ri të turizmit, kemi krijuar edhe më shumë lehtësi nga burokracitë certifikimin e udhërrëfyesve, prandaj përfitoj edhe nga ky rast për të ftuar këdo që ka pasion turizmin të investohet në këtë profesion”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Në fund të fjalës së saj, Kumbaro u shpreh se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të intensifikojë rolin e saj monitorues dhe në mbrojtje të standardeve në turizëm.

Pjesëmarrës në këtë konferencë janë gjithashtu Zëvendëskryeministrja dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe si dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj.

Related Posts

Mesazhi i forte amerikan për protestën: Dhuna, lëndimi fizik dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar
Kryesore

Mesazhi i forte amerikan për protestën: Dhuna, lëndimi fizik dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar

17/10/2026
Gruaja e policit të plagosur rëndë: Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja (VIDEO)
Kryesore

Gruaja e policit të plagosur rëndë: Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja (VIDEO)

17/10/2026
Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë
Blog

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

17/10/2026
Zv.kryeministrja: Asnjë interes politik nuk justifikon sulmet ndaj policisë
Kryesore

Zv.kryeministrja: Asnjë interes politik nuk justifikon sulmet ndaj policisë

17/10/2026
Tirana nën terrorin e protestës së dhunshme, gjykata liron 40 të arrestuar, mban në burg vetëm 11 persona
Kryesore

Tirana nën terrorin e protestës së dhunshme, gjykata liron 40 të arrestuar, mban në burg vetëm 11 persona

17/10/2026
Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur

17/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

La Liga/ Barcelona e pandalshme, ndaj Betis vjen fitorja e nëntë radhazi, fiton edhe Atletico Madrid

La Liga/ Barcelona e pandalshme, ndaj Betis vjen fitorja e nëntë radhazi, fiton edhe Atletico Madrid

18/10/2026
Serie A/ Inter vijon marshimin drejt kreut, Roma “thyen” Genoa-n, vijon kriza e Napolit

Serie A/ Inter vijon marshimin drejt kreut, Roma “thyen” Genoa-n, vijon kriza e Napolit

18/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al