• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Tërmet Peçi, Tërmet keqi…”, deputetja e PD: Kryetari i Tepelenës thotë se konsulli grek i ka ndërhyrë për të ndalur punimet për memorialin e Masakrës së Hormovës

30/04/2024
“Tërmet Peçi, Tërmet keqi…”, deputetja e PD: Kryetari i Tepelenës thotë se konsulli grek i ka ndërhyrë për të ndalur punimet për memorialin e Masakrës së Hormovës

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka ngritur sot në Kuvend problemin e ringritjes së memorialit të asaj që njihet si Masakra e Hormovës.

Punimet për ndërtimin e memorialit janë ndërprerë nga Bashkia Tepelenë 4 vite më parë me argumentimin se kërkesa ishte për ristrukturim, ndërsa në terren ka nisur ndërtimi i një tjetër memoriali që do t’i shtohet atij ekzistues. Sipas Bashkisë Tepelenë, punimet do të mbeten të bllokuara deri në përfundim të procedurave ligjore.

Ndërkohë deputetja Açka tha se kryebashkiakiaku Tërmet Peçi tregon se arsyeja e vërtetë e pezullimit të punimeve për memorialin është ndërhyrja e konsullit grek në Gjirokastër.

Duke iu referuar atij si “Tërmet Peçi, Tërmet Keqi”, Açka i bëri thirrje të lejojen punimet për ndërtimin e memorialit.

MASAKRA E HORMOVËS

Në 29 prill 1914, bandat e ushtarëve dhe të andartëve grekë masakruan mbi 200 burra e djem hormovitë brenda ambienteve të manastirit të Shën Mërisë, mbi fshatin Kodër.

Në muajt prill e maj 1914, me dhjetëra mijëra banorë të fshatrave të jugut, braktisën vatrat e tyre dhe u dyndën drejt veriut.

Tragjedia rrëqethëse e Hormovës, pati rastin të dëshmohej nga një ekip ndërkombëtar i kryesuar nga gjenerali holandez Dever. Ai u ndesh me një pamje rrëqethëse.

Në degën e një lisi dhe në kombanaren e kishës, pranë tij, vazhdonin të qëndronin varur dy trupa meshkujsh.

Në oborrin para kishës u zbuluan tre varre masive me trupat e 217 burrave, që ishin mbuluar përciptazi, shumë prej të cilave ishin me koka të prera ose me kafka të copëtuara, për t’i rivarrosur në disa gropa të thella, të hapura rishtazi prej tyre.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al