• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I mbijetuari: Trupi i nënës u copëtua nga kafshët e grekëve, në Paramithi helmuan dhjetëra fëmijë (VIDEO)

01/05/2024
I mbijetuari: Trupi i nënës u copëtua nga kafshët e grekëve, në Paramithi helmuan dhjetëra fëmijë (VIDEO)

‘Në krye të tre katër ditëve premë një degë vidhi, se burra nuk kishin ngel, e vendosin mbi të dhe e tërheqim dhe e çojmë atje ku ishim të rrethuar. Rron nja katër pesë ditë dhe vdes. E hodhëm në një instikam ku rrinin ushtarët dhe e mbuluam në darkë, në mëngjes qentë e nxorën nënën time dhe u zhduk se ngaqë i kishim braktisur tokat kishin ardhur grekët me bagëti’- u shpreh Fadil Nuri, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë.

Të pangrënë e të pa ushqyer, për të dhe të vëllanë 6 vjeç që i mbajtën të izoluar 6 muaj në shtëpinë e Tahir Muhedinit, u kujdes gjyshja. Dy xhaxhallarë ia kishin vrarë komitët, ndërsa babai dhe një xhaxha tjetër ishin arratisur në Korçë.

‘Në krye të një muaji thanë se kanë ardhur ca kuti me ushqime nga Amerika për kalamajtë dhe kanë vdekur 12-16 fëmijë brenda 24 orëve, ishte helm’- u shpreh Fadil Nuri, i mbijetuari i maskarës së Çamërisë

Në vjeshtën e vitit 1944 u japin urdhër që të nisen për Shqipëri, ndaj morën rrugën në këmbë drejt Konispolit. Pas vdekjes së nënës për ta kujdesej gjyshja.

‘Vëllai im çalonte nga këmba, gjyshja ime e ka mbajt nga Paramithia deri në Konispol e ka mbajt gjyshja në krahë’- u shpreh Fadil Nuri, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë.

Por as në Konispol nuk u mirëpritën. U strehuan në një shtëpi të rrënuar nga gjermanët, që kishte vetëm tre faqe muri. Gjyshja lypte që të mbante gjallë dy djemtë, derisa një ditë vjen një i afërm dhe i thotë se njërin prej djemve të mbetur gjallë ia kishin plagosur, kurse për tjetrin nuk dihej asgjë.

‘Në atë minut allah alahh tha dy mi vrau greke dhe këta të dy mi vrau dhe luajti mendsh gjyshja. Me merrte mua më fuste në mes të këmbëve se kishte frikë se po më merrin edhe mua’ u shpreh Fadil Nuri, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë
Pas vdekjes së gjyshes drama e dy vocërrakëve, 6 dhe 8 vjeç bëhet më e madhe. Në Konispolin shqiptar askush nuk u vuri dorë, por i lanë të vdisnin urie.

‘Kur vdiq gjyshja ngelëm ne me vëllanë vetëm, pa njeri. Konispoli vërtetë shqiptar por ishin të këqij, nuk na ndihmoi asnjë njeri ne ishim dy fëmijë të ngordhur… dhe ishim pa ngrënë prej ditësh. Shkova në një shtëpi për të kërkuar bukë por nuk më dha…rrojtëm ja dy ditë pa bukë, më kujtohet se binte shi dhe kam dalë aty tek streha dhe vija buzën…zura dyshekun dhe u mbushëm me morra por duket se shpirti nuk del, një njeri nuk na vuri dorë’ u shpreh Fadil Nuri, i mbijetuari i masakrës së Çamërisë./TCH

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E trishtë! Ndahet nga jeta aktori Isiah Whitlock Jr

E trishtë! Ndahet nga jeta aktori Isiah Whitlock Jr

31/12/2025
Problemet e shumta me Arbenitën, Fero: Tani kam kontakt me vajzën

Problemet e shumta me Arbenitën, Fero: Tani kam kontakt me vajzën

31/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al