• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aeroporti i Gjirokastrës, 1.2 km pistë aktualisht – Golemi: Zhvillim ekonomik dhe nxitje turizmit! (VIDEO)

03/05/2024
Aeroporti i Gjirokastrës, 1.2 km pistë aktualisht – Golemi: Zhvillim ekonomik dhe nxitje turizmit! (VIDEO)

Hapja e garës ndërkombëtare për aeroportin e Gjirokastrës brenda këtij muaji është cilësuar lajmi më i mirë i vitit sipas kryetarit të bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi. Për SCAN TV, Golemi ka thënë se aerodromi do të të jetë një pikë e rëndësishme që do të sjellë zhvillim ekonomik dhe më shumë punësim, pasi Gjirokastra do të jetë një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit gjithëvjetor.

“Është mbështetja e kryeministrit Rama dhe zëvendëskryeministres Balluku që aeroporti Gjirokastër të mos jetë më aerodrom fushor, por të jetë një aerodrom me të gjitha kapacitetet dhe standardet. E meriton jo vetëm qyteti, por gjithë qarku Gjirokastër, sepse do të jetë një aeroport në shërbim të gjithë zonës. Patjetër që impakti i drejtpërderdjtë do jetë në Gjirokastër, dhe ky ka qënë lajmi më i mirë i vitit.

Aeroportin e morën në menaxhim në fillim të këtij viti si bashki. Pista aktualisht shkon në 1.2 km, është një aerodrom fushor. Përgjithësisht e kemi përdorur për fluturime sportive, por tashmë do të jetë një aeroport me standarde, presim pastaj se si do të jetë projekti përfundimtar, sa do të jetë pista dhe gjithë pjesa tjetër me komponentët” – thotë Flamur Holemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.

I ndërtuar në vitin 1924, sot Aerodromi i Gjirokastrës funksionon vetëm për aktivitete aeronautike sportive si dhe uljen e helikopterëve të Emergjencave Civile. Në funksion të vetë zhvillimeve të vendit tonë edhe fluturimet në aeroportin e Gjirokastrës do të ishin ato për transportin e pasagjerëve, postës, fluturime për qëllime ushtarake e tregtare.

Afërsia gjeografike me Sarandën dhe bregdetin e Jonit do të bënte që turistët që do të mbërrijnë në Gjirokastër me linjat ajrore krahas vlerave të qytetit të gurtë të zgjerojnë guidat e tyre edhe me udhëtime në pjesën e bregdetit.

“Prej korrikit të vitit 2022, ne kemi filluar fluturimet sportive. Është një aerodrom i certifikuar tashmë. Pak më tepër se para një jave, kemi bërë disa aktvitete që kanë dhënë impakt për zonën. Dhe nuk flasim vetëm për turistë që vijnë vetëm në Sarandë, apo Gjirokastër. Tashmë me rrugën e re Kardhiq-Delvinë, besoj se nuk do të ketë turistë që shkojnë në Sarandë dhe nuk do të vijnë në Gjirokastër apo anasjelltas, pra kjo është një ofertë e përbashkët”- shton kryetari i Bashkisë Gjirokastër.

Golemi ka folur edhe për investimet në infrastrukturë që janë duke u realizuar në qytetin e gurtë, ndërkohë që ka thënë se sfidë mbetet rritja e kapacitetit akomodues për t;ju përgjigjur fluskit të lartë të vizitorëve./SCAN TV

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elodie konfirmon lidhjen? Puthja pasionante me balerinën shqiptare ndez rrjetin

Elodie konfirmon lidhjen? Puthja pasionante me balerinën shqiptare ndez rrjetin

18/05/2026
E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al