• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

SPAK zbardh skemën: Si u grabitën 10 milionë euro nga një call center

03/05/2024
SPAK zbardh skemën: Si u grabitën 10 milionë euro nga një call center

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur një skemë mashtrimi me vlera të mëdha financiare. Me anë të një njoftimi, SPAK thotë se në Shqipëri më 18 prill është finalizuar një operacion ndërkombëtar, pas një hetimi që ka filluar që prej dhjetorit 2023. Sipas SPAK hetimi nisi pasi policia gjermane parandaloi një tentativë mashtrimi me një dëm të mundshëm prej mbi 100 mijë euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të një banke.

Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar se ata kishin kryer mbi 10 mijë raste të mashtrimit, me një dëm në mbi 10 milionë euro. Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve.

“Pas regjistrimit të procedimit penal, nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, u idenfikuan dy adresat e qendrës së thirrjeve dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti E.S., si pjesë e një rrjeti të qendrave të thirrjeve në 4 shtete në Ballkan dhe Liban”, – thuhet ne njoftim.

“Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, dhe kontrolleve u arrit të sekuestrohen: 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike.

Në lidhje me sasinë e lëndës narkotike të sekustruar janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për të cilët hetimi është duke u ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Lidhur me personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, po bëhet një analizë e hollësishme e të dhënave hetimore, me qëllim dokumentimin e përfshirjes së tyre në këtë aktivitet” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elodie konfirmon lidhjen? Puthja pasionante me balerinën shqiptare ndez rrjetin

Elodie konfirmon lidhjen? Puthja pasionante me balerinën shqiptare ndez rrjetin

18/05/2026
E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al