• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë fshihet pas krimit makabër në Dropull, fqinjët s’kanë dëgjuar asgjë, nuk dihet as ora e saktë e ngjarjes

05/05/2024
Krimi makabër në Dropull, kush janë dy të shoqëruarit nga policia

Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë nga ngjarja e rëndë e Dropullit që tronditi vendin, policia e Gjirokastrës dhe grupi hetimor nuk kanë ende pistën e saktë të masakrës. Po ashtu, nuk kanë asnjë emër të dyshuari.

I vetmi fakt që shërben si provë në dy ditë hetime në masakrën me dy të vdekur, është një levë, që është gjendur pas banesës së viktimave, që pretendohet të jetë përdorur nga autori ose autorët e ngjarjes që u morën jetën dy të moshuarve, përkatësisht 88 dhe 84 vjeç, që jetonin të vetëm dhe nuk kishin fëmijë.

Fqinjët nuk kanë dëgjuar asnjë sherr apo zhurmë në shtëpinë e dy të moshuarve, ose të paktën kështu i kanë thënë policisë, ndërkohë që ende nuk dihet ora e saktë se kur kanë ndërruar jetë burrë e grua, për të fiksuar edhe orën e sulmit brutal mbi ta. Ditën e djeshme, Kosta dhe Kleoniqi Ilia janë përcjellë për në banesën e fundit, ndërkohë që detajet e ekspertimit mjeko-ligjor do t’i përkasin dosjes hetimore që pretendohet të ndihmojnë autoritetet të hedhin dritë mbi autorët e krimit.

DYSHIMET PËR KRIMIN

Grupi hetimor që po merret me zbardhjen e krimit monstruoz në Dropull të Gjirokastrës, ditën e djeshme janë fokusuar te një pistë e re për të shkuar te të dyshuarit si autorë. Bëhet fjalë konkretisht për një konflikt që lidhet me pronësinë, por pa specifikuar nëse dikush ka dashur të përvetësojë pronat e çiftit apo ka pasur ndonjë sherr për pronësi të ndonjë cope toke. Për këtë shkak, policia ka shoqëruar edhe 6 persona të tjerë, duke e çuar numrin e të të pyeturve në 9 ku të gjithë thuhet se kanë njohje të hershme me viktimat.

Të 9 banorët e shoqëruar në polici janë të fshatit Bodrishtë dhe një bari imtash. Ata mësohet se janë marrë në pyetje nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre. Që prej pasdites së të enjtes hetimi për krimin i është larguar pistës së krimit në familje dhe gjithashtu versionit të grabitjes së dhunshme dhe ka ngritur një pistë të re, atë të vrasjes së çiftit të moshuar nga një person i tretë me të cilin mund të kenë pasur ndonjë konflikt.

Deri tani të shoqëruarit janë banorë që jetonin në afërsi të banesës së çiftit, persona me të cilët mund të kenë pasur debate për kufijtë e pronës si dhe bariu që nuk është banor i fshatit, por që mendohet se mund të ketë qenë në rrugën para banesës në momentin e krimit e që dyshohet se ka dijeni për të. Policia gjithashtu ka gjetur një levë hekuri në pjesë e pasme të banesës objekt që është marrë në konsideratë në cilësinë e provës pasi dyshohet se të moshuarit kanë marrë goditje nga i njëjti objekt, burri në pjesën anësore të kokës dhe gruaja në pjesën e shpinës.

Goditjet sipas ekspertëve kanë qenë vdekjeprurëse sepse janë shkaktuar nga një mjet i fortë. Hetuesit janë duke pritur analizat e ADN-së për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorit të këtij krimi. Kosta dhe Kleoniqi 84 dhe 88 vjeç u përcollën në varrezat e fshatit në orën 11 nga i gjithë fshati, ndërsa Bashkia e Dropullit morri përsipër mbulimin e shpenzimeve. Të afërm të çiftit Ilia rrëfyen se ata nuk kanë pasur fëmijë biologjikë, por kishin një vajzë të birësuar të cilën nuk e kishin kohë që nuk shiheshin, ndonëse ajo ka qenë e pranishme dje në ceremoninë e varrimit. Policia dhe prokuroria mësohet se po punojnë në mënyrë intensive për të zbardhur krimin e rëndë dhe të paprecedentë!/Panorama

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me njoftim zyrtar

22/12/2025
Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al