• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri i Jashtëm i Greqisë: Vizita e Ramës e parakohshme, por nuk e ndalim dot

09/05/2024
Ministri i Jashtëm i Greqisë: Vizita e Ramës e parakohshme, por nuk e ndalim dot

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis, ka komentuar në një intervistë për Radio SKAI vizitën e kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama më 12 maj në Athinë. Kreu i diplomacisë greke tha se vizita e kryeministrit shqiptar nuk do të pengohet nga ministria e Jashtme dhe se autoritetet helene do t’u garantojnë sigurinë përfaqësuesve të shtetit shqiptar.

Ai tha se mes dy vendeve mbetet pezull burgosja e Fredi Belerit, e cila tashmë është një çështje europiane. Ministri i jashtëm, ashtu si dhe kryeministri Kiriakos Mitsotakis e ka cilësuar vizitën e kryeministrit Rama si të parakohshme.

INTERVISTA

GAZETARI: Po kaloj tek tema e dytë nga lajmi që dëgjuam së fundmi. Ardhja e afërt e Edi Ramës në Athinë. Ai po kërkon një vend ku të flasë në një tubim të bashkatdhetarëve të tij, shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë në Greqi. E kuptoj që kjo e vë qeverinë greke në një pozitë të vështirë. Dhe pyes veten nëse i ngatërruam marrëdhëniet greko-shqiptare pa asnjë arsye duke reaguar, me të drejtë, ndaj trajtimit jashtëzakonisht të padrejtë që Fredi Beleri pati në Shqipëri, ndaj persekutimit të tij, i cili ishte i egër, por përfshirja e Belerit në zgjedhjet europiane të Demokracisë së Re po provokon si kundërpërgjigje vizitën e Ramës. Sikur po luajmë një lojë, le të themi një “ping pong”, lëvizjesh simbolike që njëra palë do që të shqetësojë tjetrën. A kishim arsye për t’u ngatërruar?

GERAPETRITIS: Ju do të më lejoni të them, se nuk është një përplasje dypalëshe. Çështjet e shtetit ligjor dhe demokracisë, respektimi i pakicave, respektimi i të drejtave civile, nuk mund të jenë kurrë një çështje dypalëshe. Është një çështje që shkon në thelbin e sovranitetit dhe kthehet në karakterin demokratik të çdo vendi. Ajo që dua të theksoj është se në të vërtetë kryeministri i Shqipërisë ka vendosur, në kuadrin e një vendimi të kahershëm për të udhëtuar në Evropë dhe botë për t’u takuar me diasporën shqiptare përpara zgjedhjeve shqiptare të vitit të ardhshëm, të vijë edhe në Athinë. Greqia, siç e dini, është një shtet…

GAZETARI: Ju kishte informuar? Pra, qeveria greke e dinte se ky udhëtim do të ndodhte?

GERAPETRITIS: Do t’jua tregoj në detaje. Greqia është një vend që ka vendosur thellë ndërgjegjen e saj demokratike, ka vendosur thellë funksionimin e shtetit të së drejtës. Të gjithë e kuptojmë se Greqia kurrë nuk mund të pengojë asnjë lider të huaj që t’i drejtohet diasporës së tij, bashkatdhetarëve të tij. Kështu që ne kurrë nuk do të ngrinim një çështje.

Ajo që është realisht e vërtetë – dhe mendoj me të drejtë – është karakteri i parakohshëm i kësaj vizite, duke pasur parasysh faktin se nga njëra anë, zgjedhjet shqiptare nuk janë para vitit 2025 dhe nga ana tjetër, tashmë jemi në një para- periudhë zgjedhore në funksion të zgjedhjeve evropiane. Nuk mendoj, të jem plotësisht i sinqertë me ju, se kjo do të ndikojë aspak në çështjet që kanë të bëjnë me rrugën tonë drejt zgjedhjeve evropiane. Nga ana tjetër, kjo është një vizitë e parakohshme për mendimin tim.
Natyrisht, nuk do ta parandalojmë. Sigurisht që ne do të ofrojmë të gjithë sigurinë që kërkohet. Nuk vlerësojmë se do të ketë ndonjë problem në këtë vizitë.

Më lejoni t’ju them se Ministria e Punëve të Jashtme është njoftuar zyrtarisht për këtë vizitë vetëm pardje, të martën. Dhe ne po marrim të gjitha masat e nevojshme. Për sa i përket vendit ku do të zhvillohet eventi, takimi i zotit Rama është një çështje që padyshim ka të bëjë me qeverinë shqiptare dhe vetë ambasadën shqiptare, sepse është një vizitë private. Nuk është një vizitë që vjen me ftesë të qeverisë greke. Nuk është një vizitë për të cilën është kërkuar ndonjë formalitet. Pra pikat që kanë të bëjnë me menaxhimin e eventit i përkasin thjesht palës shqiptare.

GAZETARI: Të shohim si do të shkojë. Megjithatë, me sa kuptoj unë, qeveria greke nuk do t’ia bëjë të lehtë të gjejë një vend për të folur.

GERAPETRITIS: Nuk kemi absolutisht asnjë problem që ai të vijë e të flasë në një vend që garanton sigurinë. Ai do t’u drejtohet bashkëqytetarëve. Ai ka çdo të drejtë ta bëjë këtë. Ne si shtet grek do të sigurohemi që të mos ketë asnjë problem nga kjo ngjarje. Mendoj se është e drejtë që liderët t’u drejtohen bashkatdhetarëve të tyre. Përveç kësaj, ne gjithmonë flasim me diasporën greke kur jemi jashtë vendit. Por sido që të jetë, është mirë që të kemi largpamësi më të madhe politike në këto çështje.

GAZETARI: Kjo krizë me Shqipërinë që lindi dhe ju thatë që nuk është dypalëshe sepse ka të bëjë me çështje të shtetit ligjor, por ka një dimension dypalësh sepse ne jemi vend anëtar i BE dhe po përballemi me Tiranën. A shihni ndonjë dritë në fund të tunelit? Si do të zgjidhet kjo krizë? Sepse nuk e shoh zotin Rama të tërhiqet nga asgjë.

GERAPETRITIS: Nuk jemi ne pengesa. Ky është një realitet. Siç mund ta dini, për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, kapitulli i parë mbi të cilin do të vlerësohet Shqipëria janë bazat, pra marrëveshja me shtetin e së drejtës, marrëveshje me parimet demokratike dhe acquis të BE-së. Ne e kuptojmë se respektimi i shtetit të së drejtës kalon përmes garancive që shteti anëtar kandidat u ofron qytetarëve të tij në lidhje me ushtrimin e të drejtave të tyre politike.

Pra, çështja e Fredis Beleris dhe menaxhimit që ai pati – që është padyshim absolutisht joproporcionale – nuk lidhet me marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, por me faktin nëse acquis evropiane është në përputhje me atë që po ndodh realisht në Shqipëri. Dhe nëse duam t’i shikojmë gjërat me objektivitet, në këtë rast kemi pasur indikacione shumë serioze se nuk ka pasur respekt për vlerat themelore të shtetit ligjor. Por është diçka që do të vlerësohet në Bashkimin Evropian.

Siç e dini, kjo rrugë evropiane kalon edhe nga Greqia. Në parim, siç e përmenda për Maqedoninë e Veriut, ne jemi pro rrugës evropiane të Shqipërisë. Kjo nuk e mohon faktin se nuk duhet të ketë asnjë lëshim në lidhje me acquis evropiane dhe vlerat evropiane.

Related Posts

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr
Kryesore

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, 13-vjeçarja në kryeqytet shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

01/01/2026
Viti i ri nis tragjikisht/ Shuhen në aksident 3 të rinj në Tepelenë (Emrat)
Kryesore

Viti i ri nis tragjikisht/ Shuhen në aksident 3 të rinj në Tepelenë (Emrat)

01/01/2026
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Netflix u bllokua përsëri pas publikimit të episodit të fundit të serialit “Stranger Things”?

Pse Netflix u bllokua përsëri pas publikimit të episodit të fundit të serialit “Stranger Things”?

01/01/2026
Teyana Taylor dhe Aaron Pierre i japin fund lidhjes pas më pak se një viti

Teyana Taylor dhe Aaron Pierre i japin fund lidhjes pas më pak se një viti

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al