Kryenegociatoria Majlinda Dhuka fjalën e saj në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë foli për prejardhjen e saj. Ajo tha se është vajza e një babai minoritar nga Derviçani në Dropull dhe me origjinë të familjes nga Athina, mbiemri Dhukas. Ajo shtoi se Shqipëria është më pranë se kurrë realizimit të ëndrrës për integrimin në BE dhe se Greqia është një partner i çmuar në rrugën tonë drejt anëtarësimit europian.
“Jam e emocionuar të jem sot këtu me ju. Jam vajza e një babai minoritar nga Derviçani në Dropull dhe me origjinë të familjes nga Athina, mbiemri Dhukas. Kam patur fatin të rritem me të dyja gjuhë, edhe me gjuhën e bukur shqipe dhe greke. Studimet i kam kryer në Shqipëri dhe Greqi, kam studiuar ligjin publik europian. Greqia është një partner i çmuar në rrugën tonë drejt anëtarësimit europian. E privilegjuar të përfaqësoj Shqipërinë në krye të skuadrës për negociatat e anëtarësimit, skuadra jonë ka fituar konsideratën më të lartë në tryezën e negociatave të anëtarësimit në BE. Shqipëria është më pranë më se kurrë në realizimin e ëndrrës shekullore”, tha ajo.









