Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë kujtoi dhe vitet kur shqiptarët shkuan në Greqi dhe operacionet kundër tyre teksa nënkuptoi shpërnguljet me përdhunë të çamëve e duke ardhur te depërtimet e fund shek. XX, kur shqiptarët emigruan për t’u larguar nga vendi i sapo dalë nga regjimi komunist. Ai tha se shqiptarët përjetuan poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX.
“U përballët me gjithfarë shprehjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur ndaj komshiut të varfër. Bëtë nga dy tre punë në ditën që nuk mbaronte, duke zbutur urinë me një pjatë në ditë për të vënë mënjanë lekët e dy valketeve të pangrëna.
Përjetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit XX, kur ju shkulnin nga shtëpitë me rrobat e trupit nëpër natë për t’ju depërtuar në Shqipëri si në një film të ri të një kohe shumë të vjetër të shpërnnuljeve me përdhunë të paraardhësve tanë nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë”, tha Rama.







