Në përfundim të takimit me emigrantët shqiptarë në Greqi, kryeministri Edi Rama në shenjë falënderimi u ul në gjunjë para emigrantëve. Ndërkohë, bashkëshortja e tij Linda Rama i dhuroi një përqafim. Takimi përfundoi pa asnjë incident. Rama do të vijojë axhendën në Athinë deri në mbrëmje ku sërish më pas do të marrë rrugën e kthimit për Tiranë bashkë me delegacionin e tij.









