• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“2 mijë njerëz me autobusë”/ Rama e mohon: Nuk çuam asnjë nga Shqipëria në Athinë

14/05/2024
“2 mijë njerëz me autobusë”/ Rama e mohon: Nuk çuam asnjë nga Shqipëria në Athinë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkrimet e mediave greke se nga Shqipëria udhëtuan 2 mijë persona me autobusë për takimin e së dielës në Athinë me emigrantët shqiptarë. Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Rama e mohoi këtë.

“Ne nuk kemi angazhuar asnjë lloj autobusi në kuptimin e angazhimit tonë dhe mbikëqyrjes tonë. Që këtu kanë ardhur njerëz nga shumë vende dhe që gjëja doli jashtë parashikimit… Këto historitë e medias greke janë si historitë e medias shqiptare. Kemi shumë gjëra, jo në të gjitha gjërat, në shumë gjëra ne jemi më pak të lëndueshëm, më pak emocional, më pak nacionalistë, por në fushën e medias është njësoj”, – tha Rama.

Sa i përket raporteve mes dy qeverive dhe mes tij e Kryeministrit Mitsotakis, Rama u shpreh se pala shqiptare nuk ka konflikt me shtetin grek për shkak të çështjes “Beleri”, pasi nuk e konsideron të tillë këtë të fundit.

“Duhet të ketë një arsye që sot jemi në një situatë tjetër. Nuk jemi në një situatë konflikti. Unë këtë e shoh si një konflikt të perceptuar edhe të jetuar si të tillë nga pala greke por ne nuk kemi konflikt. Flas vazhdimisht drejtpërdrejt me të. Nuk ka një çështje me këtë emër për ne, nuk ekziston. Në këtë rast them që çështjet e përbashkëta kërkojnë zgjidhje.

Çështja e ligjit të luftës është një çështje që ekziston, çështja e përcaktimit të kufijve detarë, çështja e përfundimit të procesit të pranimit të shqiptarëve me dokumentet e nevojshme dhe në këtë çështje është bërë një përparim i rëndësishëm dhe kam besim që së shpejti shqiptarët e Greqisë do marrin atë që presin.

Dhe në këtë kuptim një çështje e mbetur pezull është një çështje e përbashkët. Çështje pastaj që mund t’i krijojmë ne, Shqipëria ose Greqia janë çështje që pala tjetër nuk është e detyruar të ndihet në nevojë për të dhënë një përgjigje”, – tha Rama.

Ai pranoi se pati një reagim jo të mirë nga politika greke për këtë takim, por që sipas tij, nuk kishte asnjë arsye. Ai theksoi se nuk pati takime me zyrtarë të qeverisë greke, pasi nuk e kishte kërkuar diçka të tillë.

“Nuk kishim kërkuar asnjë takim me autoritetet greke se erdhëm për këtë takim. Dhe nëse do të kërkonim takim, në mënyrën se si politike greke u pozicionua, do të ndihej në pozitë. Të jemi si të thuash të ndershëm në raport me protokollet, për një vizitën e një kryetari qeverie, merren masa të posaçme.

Të jemi realist u krijua një atmosferë. Nga mënyrat ecejakesh, krijoi dhe një situatë që ky takim u bë qendra e vëmendjes dhe natyrisht mund të ketë krijuar te autoritete ndjesinë për të marrë masa” – tha Rama.

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

24/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al