• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Autori ende në arrati/ Vrasja e policit në Fier për shkëmbimin e makinave në rrugë

14/05/2024
Autori ende në arrati/ Vrasja e policit në Fier për shkëmbimin e makinave në rrugë

Prej më shumë se 24 orësh, Azgan Mërnica, vrasësi i policit Novruz Canaliaj në Fier ia ka dalë t’i qëndrojë larg forcave të policisë që po e kërkojnë kudo në zonën përreth fshatit të tij. Duke qenë se njeh shumë mirë terrenin, 23-vjeçari mendohet se ka lëvizur në Havaleas dhe Apoloni duke i shpëtuar kërkimeve të policisë së Fierit, FNSH-së dhe RENEA-s.

Dyshimet janë se vrasësi fshihet në ndonjë nga bunkerët e shumtë të zonës në afërsi të parkut të Apollonisë, ku edhe janë përqëndruar kërkimet. Familjarët kanë tentuar të bashkëpunojnë me policinë, por pa asnjë rezultat.

23-vjeçari ekzekutoi mesditën e së hënës me plumb në kokë, efektivin e Shqiponjave Novruz Canaliaj. Fillimisht u dyshua se shkak për vrasjen mund të ishte një konflikt i vjetër, por nëna e autorit të krimit që ishte në vendin e ngjarjes i ka dhënë fund hipotezave me dëshminë e saj në polici. Ajo tregoi se rruga e fshatit Baltëz ku jetonte viktima ishte e ngushtë dhe aty mund të kalonte vetëm një makinë.

Ajete Mërnica, i tha policisë se dy të rinjtë u konfliktuan se kush do të kalonte i pari në rrugën e ngushtë të fshatit. Më pas, ata dolën nga makinat dhe nisën të debatojnë. Gruaja tha se u kishte bërtitur të rinjve disa “Mos, mos…”, por djali i saj me pas nxorri pistoletën dhe qëlloi për vdekje policin 28-vjeçar.

Autori i krimit vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Ndërsa një prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Akili flet për skualifikimin e Fabjolës:Tha gjënë e duhur, por personit të gabuar

Akili flet për skualifikimin e Fabjolës:Tha gjënë e duhur, por personit të gabuar

18/05/2026
“Mou2”, “Speciali” prezantohet pas Bilbao-s, kontratë deri në 2028

“Mou2”, “Speciali” prezantohet pas Bilbao-s, kontratë deri në 2028

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al