• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sot i jepet lamtumira e fundit policit të vrarë, autori ende në arrati

16/05/2024
Sot i jepet lamtumira e fundit policit të vrarë, autori ende në arrati

Efektivi, Novruz Cenalia i cili u vra me armë zjarri dy ditë më parë në Fier nga Azgan Mërnica përcillet këtë të mërkurë për në banesën e fundit. Në nder të tij do të mbahen homazhe në Kinoteatrin e qytetit të Fierit, që pritet të nisin në orën 10:00.

Cenalia u ekzekutua pas një debati verbal që pati me Mërnicën për radhën e kalimit në rrugën e ngushtë të fshatit Baltëz në Fier. Efektivi ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në debat dhe në një moment autori 23-vjeçar nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit, dhe më pas u arratis.

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori i ngjarjes, ndërsa një ditë më parë u raportua se një person i ngjashëm me të është parë në Gjirokastër. Dyshohet se ai synon të kalojë kufirin me Greqinë. Mërnica konsiderohet i rrezikshëm, pasi me vete dyshohet se mban armën e krimit.

Ka negociata me familjarët për t’u vetëdorëzuar, babai deri tani ka qenë bashkëpunues me policinë, por nuk ka rezultate akoma. 23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar.

Related Posts

Fotoja që bëri xhiron e rrjetit, kush është Muhamet Skana, i riu që u përplas në asfalt nga policia
Lajme

“Jam i traumatizuar, kam dhimbje”, flet i riu Muhamet Skana

17/10/2026
Sot dita e pestë, nis protesta para Ministrisë së Arsimit
Kryesore

Sot dita e pestë, nis protesta para Ministrisë së Arsimit

17/10/2026
Protestë në Vlorë kundër muzeut hebraik, qytetarët duan të rrëzojnë rrethimin e kantierit
Kryesore

Protestë në Vlorë kundër muzeut hebraik, qytetarët duan të rrëzojnë rrethimin e kantierit

17/10/2026
Fotoja që bëri xhiron e rrjetit, kush është Muhamet Skana, i riu që u përplas në asfalt nga policia
Kryesore

Fotoja që bëri xhiron e rrjetit, kush është Muhamet Skana, i riu që u përplas në asfalt nga policia

17/10/2026
Bizneset e shkatërruara nga protesta, Rama premton mbështetje
Kryesore

Bizneset e shkatërruara nga protesta, Rama premton mbështetje

17/10/2026
Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?
Kryesore

Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?

17/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Qëndroi në pritje të topit – Balkanweb.com – News24

Qëndroi në pritje të topit – Balkanweb.com – News24

17/10/2026
VIDEO/ Tirana merr fitore zemre ndaj Laçit, 3 pikë për bardheblutë – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Tirana merr fitore zemre ndaj Laçit, 3 pikë për bardheblutë – Balkanweb.com – News24

17/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al