• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vrasja e Enkelejdës në Greqi, burri nuk lejon djalin t’i jepte lamtumirën e fundit nënës së tij në Shqipëri

18/05/2024
Vrasja e Enkelejdës në Greqi, burri nuk lejon djalin t’i jepte lamtumirën e fundit nënës së tij në Shqipëri

Enkelejda Danaj, 40 vjeç, u masakrua me thikë në mes të rrugës në Athinë nga ish-bashkërshorti i saj, dhe u gjet e pajetë mëngjesin e të enjtes nga kalimtarët. Autori i ngjarjes, 50-vjeçari, Eduart Danaj është vënë tashmë në pranga, ndërsa detaje të reja vijojnë të zbardhen lidhur me vrasjen e rëndë.

Sipas mediave greke, menjëherë pas krimit të rëndë, i relaksuar dhe sikur asgjë nuk po ndodhte, 50-vjeçari ka shkuar në një hotel dhe ka ndezur televizorin për të mësuar se çfarë po thuhej në kanale për atë çfarë kishte bërë. Pak më vonë, ai ka marrë disa birra dhe ka hyrë me vrap në një pallat në ndërtim aty pranë, ku është pikasur nga Policia dhe është arrestuar menjëherë. Sipas raportimeve arrestimi i tij ka qenë gjithçka një rastësi, pasi policia nuk e ka ditur se cili ishte personi i dehur që kanë vënë në pranga, deri në momentin që ai ka thënë të dhënat personale në komisariat.

Gjithashtu mediat thonë se 50-vjeçari nuk pranon që djali i tij i mitur të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij që do të bëhet në Shqipëri. Kjo për shkak se duhet një dokument nga ai që fëmija të udhëtojë dhe t’i thotë lamtumirën e fundit nënës. Më herët është bërë më dije se ai nuk kishte marrëdhënie të mirë as me vajzën dhe djelin e tij.

40-vjeçarja, Enkelejda Danaj u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit në Greqi. Ajo ishte goditur me thikë në bark nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj 50-vjeç me origjinë nga Vlora. Raportohet se 40-vjeçarja e kishte denoncuar tre herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje, por ky i fundit është lënë i lirë nga policia vendase. Sipas informacioneve të mediave greke, Enkelejda kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari, kishte nisur të konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe të bëhej i dhunshëm, ku si pasojë e ka dhunuar dhe kërcënuar disa herë. Hera e fundit që 40-vjeçarja e kishte denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024. Më pas burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori, ndërsa do të dilte para gjyqit më 17 maj.

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arsyeja e pabesueshme pse Brooklyn Beckham i bllokoi prindërit e tij David dhe Victoria

Arsyeja e pabesueshme pse Brooklyn Beckham i bllokoi prindërit e tij David dhe Victoria

22/12/2025
“Jemi të gjithë liderë”, Ismajli: Shpresoj të vazhdoj kështu, Torino është rritur

“Jemi të gjithë liderë”, Ismajli: Shpresoj të vazhdoj kështu, Torino është rritur

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al