SPAK njoftoi sot se ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakes së Patosit, Rajmonda Balilaj dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj bashkie për një tender të trukuar, në lidhje me ndërtimin e një muri mbajtës në rrugën Dukas-Breg, që ishte i nevojshëm për shkak të rrëshqitjes së tokës. Fondi limit ishte rreth 67 milion lekë.
Por sipas njoftimit, kryetarja e bashkisë së Patosit është treguar aq e trashë saqë ka njoftuar në televizion fituesin e tenderit, kompaninë “Genti 001” në një kohë që tenderi nuk ishte mbyllur ende zyrtarisht.
“Në këtë procedurë prokurimi, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, e pandehura Rajmonda Balilaj, ka paracaktuar fituesin, i cili është i njëjti operator “Genti 001”, duke dalë në “Apollon TV” dhe informuar fillimin e punimeve për këtë rrugë, në datën 06.02.2021, në një kohë kur shpallja e fituesit “Genti 001”, është bërë në datën 15.02.2021, dhe lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor është bërë në datën 16.02.2021” thuhet në dosjen e SPAK.