• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Investimi në sheshin “Çerçiz Topulli”, banorë të lagjes “Meçite” peticion Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Gjirokastër: Hiqni rambën bllokuese!

22/06/2024
Investimi në sheshin “Çerçiz Topulli”, banorë të lagjes “Meçite” peticion Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Gjirokastër: Hiqni rambën bllokuese!

Disa banorë të lagjes “Meçite” i janë drejtuar me një peticion Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Gjirokastër, ku shprehin shqetësimin mbi punimet që po kryhen në një pjesë të projektit për “Rivitalizimin e Sheshit “Çerçiz Topulli”. Në letrën e tyre mes të tjerash thuhet se “në hapësirën përreth sheshit të Qendrës Kulturore “Fato Berberi”, e cila është pjesë integrale e projektit të mësipërm, është krijuar një barrierë fizike në përmasa të atilla që pengon mobilitetin e lëvizjes së banorëve në shtëpitë përreth, pengon ndërhyjet e shërbimit zjarrfikës në raste emergjencash apo kalimin e autoambulancës, si dhe izolon nga ana vizuale disa banesa”

Konkretisht shkruajnë banorët, “bëhet fjalë për një mur të lartë në formën e një rambe të çuditshme, që në gjykimin tonë nuk sjell asnjë vlerë të shtuar për projektin në tërësi e as për qendrën kulturore aty pranë, por përkudrazi nuk është as funksionale për ne banorët e lagjes. Në mënyrë të veçantë sidomos për një prej banesave më të afërta, muri gjigant e izolon komplet fasadën dhe bllokon hyrjen e shtëpisë”.

Më tej theksohet se ky peticion është në vijim të disa ankesave me shkrim, por edhe përmes postës elektronike që i janë dërguar Bashkisë Gjirokastër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit veçmas nga banorë të kësaj lagje.

“Lutemi të merrni në kosideratë këtë shqetësim për të rishikuar projektin duke e hequr rambën gjigante, bllokuese e aspak funksionale për komunikimin e lagjes tonë me pjesën e sipërme të sheshit. Duam t’ju bëjmë me dije gjithashtu se, në kushtet kur edhe ky peticion do të injorohet nga institucioni juaj, ne do t’i drejtohemi Bankës Botërore si financuese e këtij projekti e po kështu do të bëjmë kallëzim në organet e drejtësisë. Duam të besojmë se forca e arsyes do të fitojë dhe shqetësimi ynë komunitar do të adresohet siç duhet pa cënuar në asnjë moment projektin në tërësi e duke mos e mohuar aspak dobinë e tij publike për qytetin e Gjirokastrës”, shkruajnë banorët në peticionin e tyre. ©Argjiroja.net

Related Posts

Digjet një tjetër biznes në Tiranë
Kryesore

Digjet një tjetër biznes në Tiranë

14/10/2026
Reagon Policia e Shtetit: Distancohuni nga dhuna, 14 efektivë të lënduar, 35 persona të ndaluar
Kryesore

Reagon Policia e Shtetit: Distancohuni nga dhuna, 14 efektivë të lënduar, 35 persona të ndaluar

14/10/2026
Peleshi: Subjektet politike të distancohen nga nxitja e dhunës
Kryesore

Peleshi: Subjektet politike të distancohen nga nxitja e dhunës

14/10/2026
Protesta degjeneron në vandalizëm, u vihet flaka edhe bankave
Kryesore

Protesta degjeneron në vandalizëm, u vihet flaka edhe bankave

14/10/2026
QSUT: 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë
Kryesore

QSUT: 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë

14/10/2026
Kryesore

Reagon Mirela Kumbaro: Jam e bindur se studentët nuk mund ta bëjnë kurrësesi shkatërrimin e institucioneve. Kujdesuni për veten dhe mos lejoni që askush t’ju shtyjë drejt akteve të dhunës

14/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ZYRTARE/ “Demat” kërkojnë shpëtim në Kroaci, Partizani prezanton trajnerin e ri – Balkanweb.com – News24

ZYRTARE/ “Demat” kërkojnë shpëtim në Kroaci, Partizani prezanton trajnerin e ri

15/10/2026
ZYRTARE/ “Demat” kërkojnë shpëtim në Kroaci, Partizani prezanton trajnerin e ri – Balkanweb.com – News24

ZYRTARE/ “Demat” kërkojnë shpëtim në Kroaci, Partizani prezanton trajnerin e ri – Balkanweb.com – News24

15/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al