Çmimi i ujit të pijshëm për banorët në Dropull pritet të rritet. Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Gjirokastër ka zhvilluar një dëgjesë publike më banorë të kësaj bashkie për të diskutuar rritjen e çmimit. Për konsumatorët familjarë është propozuar çmimi 30 lekë për m3, për entet publike 110 lekë për m3 ndërsa për bizneset 120 lekë për m3. Vendimin final për këtë rritje të propozuar të çmimit pritet ta marrë Enti Rregullator i Ujit. ©Argjiroja.net









