POLICIA E SHTETIT
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur një 19-vjeçare, nëpërmjet telefonit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.