• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gruaja e bodybulding nga Gjirokastra/ Njihuni me nënën e dy fëmijëve, Oriela Trako. Zuri vendin e tretë në kampionatin botëror në Holandë

01/07/2024
Gruaja Bodybulding nga Gjirokastra! Njihuni me nënën e dy fëmijëve zuri vendin e tretë në kampionatin botëror në Holandë

Orjela Trako është nga sportistet e pakta që përfaqëson Shqipërinë e vetme në eventet ndërkombëtare të bodybuilding natyral.

Pa ekip dhe me mundësi të kufizuara për tu stërvitur në nivel profesional ajo ja ka dalë të ushtrohet në palestër për shumë vite dhe kjo krahas punës, familjes dhe dy fëmijëve të saj.

Kampionia ballkanike e bodybuilding natyral vjen së fundi nga kampionati botëror i zhvilluar në Hollandë ku ka merituar vend të tretë, por gjithçka për të nisi si një dëshirë për formë të mirë fizike.

” Unë nuk pata si qëllim të frekuentoj këtë lloj sporti. Unë pata si qëllim të frekuentoj palestrën për një trup më të mirë. Jam e para femër dhe e para sportiste e këtij sporti bodybuilding natyral që kam kartën e profesionistit. Jam shpallur kampione në kampionatin ballkanik të zhvilluar në Boston.

Në çdo garë që kam marrë pjesë kam qenë vetëm ndryshe nga shtetet e tjera që funksionojnë me ekipe, funksionojnë me grupe, shoqërohen nga trajneri, këto gjëra unë i kam pasur të vështira që ti përmbush sepse kam qenë vetëm por ka qenë një ndjesi e jashtëzakonshme që në kampionation e bodybuilding natyral në Opimpia në Las Vegas në USA unë kam ndjerë kënaqësinë më të madhe ku midis flamurit amerikan dhe anglez valëvitej edhe flamuri shqiptar, në tre vendet e para”, deklaroi ajo.

Orjela ushtrohet çdo ditë në palestër angazhim që kërkon shumë disiplinë dhe objektiva të qarta. I identifikuar si një sport mashkullor më së shumti bodybuilding natyral edhe globalisht ka pak femra që e ndjekin por në Shqipëri për këtë sport është vetëm fillimi.

“Historia tregon që jo shumë femra e ndjekin këtë sport sepse është shumë i vështirë për të pasur rezultate dhe natyra e femrës është e tillë që ka një ndërtim të ndryshëm nga mashkulli. Ky konsiderohet një sport mashkullor por unë nuk e konsideroj të tillë sepse mua më ndihmon të heq çfarë është e tepërt në trup”, u shpreh ajo.

Orjela beson se sporti mund ta fuqizojë njeriun në jetën e tij të përditshme, mund ta bëjë më aftë për të menaxhuar ditën dhe ka ndikim shumë të mirë në përmirësimin e shëndetit mendor, vetëvlerësimit dhe vetëbesimit.

“Palestra është një kurë shumë e mirë edhe për pjesën psikike, të lehtëson nga streset, nga problemet. Çdo lloj sporti ka vetëm përftime dhe asgjë të keqe. Nëse dikush e ka me dëshirë mund të ndjekë çdo lloj sporti por nëse dikush e ka me dëshirë për të ndjekur bodybuilding natyral larg përdorimit të substancave të ndaluara, larg metodave të shpejta të formimit të trupit kjo është zgjedhja natyrale”, tha ajo.

Sporti që kontribon në ndërtimin e linjave fizike natyrale një disiplinë e lindur bashkë me njerëzimin është ende pak i njohur në Shqipëri. Përpjekjet për ndërtimin e ekipeve të para kërkojnë mjedise, edukim dhe investim tek skuadrat e të rinjve./tch

Related Posts

Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës
Sport

Partizani sfidon Dinamon, Kërnaja: Respektojmë rivalin, por hyjmë në fushë për 3 pikët

22/12/2025
Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra
Sport

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën
Sport

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

22/12/2025
Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën
Sport

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

22/12/2025
Legjionarët/  Rikthimi i Brojës, Ismajli e Asllani më të mirët te Torino, fundjavë pozitive e legjionarëve kuqezi
Sport

Legjionarët/ Rikthimi i Brojës, Ismajli e Asllani më të mirët te Torino, fundjavë pozitive e legjionarëve kuqezi

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës

Partizani sfidon Dinamon, Kërnaja: Respektojmë rivalin, por hyjmë në fushë për 3 pikët

22/12/2025
Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al