POLICIA E SHTETIT
Pasditen e djeshme është paraqitur në spital, për mjekim, një 15-vjeçare, e cila dyshohet se në kushte depresive ka konsumuar një sasi medikamentesh. Pas marrjes së mjekimit, ajo është kthyer në banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









