Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi sërish SPAK dhe kreun e tij Altin Dumani në fjalimin e sotëm në protestën e opozitës të PD-së. Meta tha se Dumani është me vonesë ngaqë sipas tij nuk ka arrestuar akoma Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
Meta: Ti tregojmë ndërkombëtarëve që jemi me dinjitet, nuk e hamë presionin. Një pensionist shqiptar në Velipojë merr sa 1/3 e pensionistit në Mal të Zi. Po e mbyll me regjimin e DumDumanit. Dëgjoj që thonë: uu e arrestuan Ilir Beqaj, uu edhe Artan Lame, DumDumani është 4 vjet me vonesë që nuk ka arrestuar Ramën, me vetëdije ka firmosur 17 vendime qeverie. E zeza mbi të bardhë. Kanë qenë ministra që i kanë kundërshtuar këto vendime.









