Seanca në Parlament vijon prej paradites teksa po raportojnë përfaqësuesit e disa institucioneve të pavarura. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro është fotografuar teksa qëndron e ulur prej shumë minutash në karrigen ku zakonisht rri ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Fillimisht Kumbaro po bisedonte me Elisa Spiropalin e së fundi me Ulsi Manjën. Turizmi e Mjedisi janë ministria e dytë që Kumbaro drejton në kabinetin “Rama” pas përvojës 4-vjeçare te Ministria e Kulturës. Nuk është çudi që ta shohim edhe në postin e Ministrit të Arsimit aq më tepër po të kemi parasysh faktin që ajo vjen nga bota akademike. ©Argjiroja.net










