• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Petro Gjikuria nis fushatën në Himarë: Unë do të fitoj (VIDEO)

18/07/2024
Petro Gjikuria nis fushatën në Himarë: Unë do të fitoj (VIDEO)

Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, ka nisur këtë të mërkurë zyrtarisht fushatën. Atje kanë shkuar Vangjel Dule i PBDNJ-së, Tedi Blushi i Partisë së Lirisë dhe Ivi Kaso si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Fushata është zhvilluar ca greqisht dhe ca shqip, me ata që dinin gjuhën tonë kombëtare dhe u drejtoheshin simpatizantëve duke shpjeguar kandidaturën dhe ata që i flisnin greqisht minoritetit. Petro Gjikuria u shpreh i bindur se pas 4 Gushtit, ai do të jetë kryetari i ri i Himarës.

“Sot Himara ka eurodeputetin e saj dhe në 4 gusht do të ketë dhe kryetarin e bashkisë. Bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur. Prej vitesh vendi ynë ka mbetur pas teksa bota përparon. Një vend me njerëz punëtorë që kanë shkëlqyer kudo. Sot nuk është e denjë as për qytetarët e vet. Për 12 vite patëm një kryetar bashkie partiak. Një kryetar që qëndroi shumë kohë për të ndryshuar shumë pak.

Fredi Beleri e pa veten pas burgut me akuza të fabrikuara. Qeveria ndryshon krerët e bashkisë dhe i kërcënon me burgim nëse nuk bëjnë atë që u thuhet. Këta janë marioneta pa asnjë mundësi për të zgjidhur problemet. Më kujtohet kur kandidoi Beleri për herë të parë në vitin 2015, ku isha dhe unë dhe votova. Më kujtohet kur në vitin 2019 nuk e lejuan. Mbaj mend se vjet sa u zemërova për arrestimin e tij dhe sa u lumturova kur u zgjodh kryetar bashkie”, është shprehur Petro Gjikuria.

Ai u përgjigj dhe akuzave se është ekstremist grek dhe pjesë e Federatës Panepiriote.

“Më cilësojnë si ekstremist se jam anëtar i Federatës Panepiriote. Së pari aty jam si përfaqësues i himariotëve dhe jam shumë krenar për të. Së dyti, Federata Panepoiriote ka një rol të rëndësishm dhe ka ofruar donacione në disa zona të Shqipërisë dhe Greqisë. Kemi ndihmuar shkollën publike të Gjirokastrës”, tha kandidati opozitar.

Himara ka shkuar në zgjedhje të parakohshme dhe Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 4 Gush. Në garë janë Petro Gjikuria i mbështetur nga opozita dhe Vangjel Tavo, i mbështetur nga Partia Socialiste në pushtet. Data e zgjedhjeve u caktua rreth dy javë më parë.

Zgjedhjet e fundit në Himarë u mbajtën më 14 Maj dhe u fituan nga Fredi Beleri. Ky i fundit nuk mundi të betohej për shkak se u arrestua më 12 Maj, dy ditë para ditës së votimit, nën akuzën e shitblerjes së votave. Pavarësisht se ishte në qeli, ai fitoi por nuk e gëzoi dot mandatin që i njohu KQZ, sepse u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

Sara Hoxha tregon si ia shpjegoi Poemit ndarjen nga Ledri Vula

17/05/2026
Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

Dinamo fiton ndaj Vllaznisë, dy gola në përballjen e parë të “Final Four”

16/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al